5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Reforma zgjedhore, Komisioni së shpejti drafton Ligjin për zgjedhjet

Më të lexuarat

Komisioni ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë po mban punëtorinë e dytë, ku u tha se megjithëse Kosova organizon procese demokratike zgjedhore, ky proces ende ka nevojë për përmirësime.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Abelard Tahiri tha se kjo do të jetë punëtoria e fundit dhe së shpejti do ta draftojnë Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme, të cilin do ta dërgojnë në Kuvend.

Tahiri theksoi se si komision kanë konsensus për këto ndryshime.

“Shpresojmë se do të vazhdojmë me këtë frymë të mirë çfarë e kemi deri më tani dhe ky angazhim i joni do të sjellë benefitet e saja për organizmin edhe më të efektshëm të zgjedhjeve nacionale dhe atyre lokale”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenrport u shpreh se përkundër qe Kosova ka një ligj për zgjedhjet e përgjithshme që ofron bazë të mirë për mbajtje demokratike të zgjedhjeve, megjithatë janë evidente përmirësimet që duhet të bëhen.

E nënkryetari i këtij Komisioni që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi tha se Kosova ka shënuar progres për organizmin e zgjedhjeve nga vitit në vit, por rekomandimet e dhëna kanë treguar se ka hapësirë për përmirësime.

“Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm të realizimit të zgjedhjeve, nga zgjedhjet në zgjedhje e nga vit pas viti. Rekomandimet e OSBE-së, por edhe rekomandimet e shoqërisë civile e ato të ambasadës britanike, sikurse dhe vet rekomandimet e KQZ-së, konstatojmë, dhe evidentojmë që ka hapësirë për përmirësime të procesit zgjedhor në Kosovë. Ky komision AD HOC i themeluar nga Kuvendi i Kosovës ka një mandat të qartë, që buron nga kjo deklaratë e që është përmirësimi dhe forcimi i procesit zgjedhor, duke marr shkas nga rekomandimet e komisionit të vëzhguesve të BE-së, por pa u kufizuar në këto rekomandime por gjithsesi në funksion të organizimit të procesit ose administrimit të tyre e të përmbushjes së standardeve më të mira evropiane sa i përket integritetit të zgjedhjeve.

Sipas tij, kjo është punëtoria e dytë dhe me këtë punëtori përmbyllet faza e dëgjimit të rekomandimeve. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit