1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Referendumi i Orbanit për refugjatët, dështon në mënyrë spektakolare!

Më të lexuarat

Hungarezët sot votuan në një referendum për shpërndarjen e refugjatëve sipas një plani të BE-së. Referendumi u bë sipas kërkesës së kryeministrit kontrovers, Viktor Orban.

“Dëshironi ju që Bashkimi Evropian, edhe pa miratimin e Parlamentit të na diktojë strehimin e detyruar të qytetarëve johungarezë në Hungari”?

Kjo është pyetja retorike që Qeveria hungareze u vë përpara rreth tetë milionë hungarezëve në referendumin e së dielës.

E që këtë ta kuptojnë të gjithë, në të gjithë vendin janë varur pllakate që bëjnë thirrje për “Jo”.

95 për qind e hungarezëve që dolën në referendum votuan kundër kuotave të BE-së, por referendumit nuk iu përgjigjën 50 për qind e popullatës, ndaj është i pavlefshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit