3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Reciprociteti për targat, Lajçak zhvilloi takime të ndara me Bislimin e Petkoviqin

Më të lexuarat

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndara me kryenegociatorët në dialog, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të palës serbe, Petar Petkoviq.

Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se kishte dy takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.

Më herët, zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, bëri të ditur se takua në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Prioritet numër një është që të ulen tensionet. Ato janë shumë të larta tash dhe duhet të ulen menjëherë”, tha Escobar.

Takimi në Bruksel i kryenegociatorëve për çështjet teknike në dialogun Kosovë – Serbi, vjen pas tensionimit të raporteve midis dy vendeve si pasojë e bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës nga serbët lokalë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit për targat e automjeteve serbe, që hyjnë në Kosovë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit