Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media.
Konferenca pritet të mbahet me fillim nga ora 16:00.
Pritet që në këtë konferencë të jepen më shumë detaje sa i përket situatës në komunat e veriut të Kosovës.
Pas vendimit të ministrit Sveçla për reciprocitet në targa, provokimet nga ana e serbëve nuk kanë të ndalur.
Tash e gjashtë ditë, rrugët që çojnë për në pikat kufitare 1 e 31, përkatësisht Jarinjë e Bërnjak janë bllokuar me barrikada nga serbët lokal për të kundërshtuar këtë vendim.
Ndërkaq, mbrëmë pas mesnate është djegur Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Zubin Potok, e në të njëjtën Qendër në Zveçan janë gjetur dy mjete shpërthyese. /Telegrafi/