Përbërësit:
Mish 250 gr
qepë 2 kokrra
bukë 75 g. (2 feta)
vezë 1 kokërr
kripë
piper
majdanoz
miell 2 lugë gjelle
vaj 4-5 lugë
perime sipas dëshirës.
Përgatitja:
Qoftet përgatiten zakonisht me mish lope.
Mishi pritet në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, kripë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë merret te 25% nga pesha e mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me yndyrë nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë yndyrë. Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj.