Përbërësit:
• 2 kg manaferra
• 2 kg sheqer
Përgatitja:
Manaferrat e pastruara I hedhim në enë të përshtatshme, sipri ua shtojmë sheqerin( apo një rënd manaferra, një rënd sheqer) dhe ashtu I lëmë 1-2 orë.
Pasi që manaferat e lagin sheqerin dhe e lëshojnë langun, I zijmë afër një orë në temperaturë jo shumë të lartë.
Reçelin e zier e mbulojmë me picetë të lagur kuzhine dhe e lemë ashtu gjerë sa të ftohet pastaj e vendosim në kavanozë.
Ju bëftë mirë