3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Realiteti i pendimit

Më të lexuarat

Nga: Muhamed Muasirije

Realiteti i pendimit

Fillimisht, duhet të dimë se nga të gjithë fetë e tjera, islami karakterizohet me edukimin parandalues. Kështu, kur Islami i ndalon gjynahet, i ka rrethuar ato – gjynahet – me brejtje ndërgjegjeje dhe stres. Nëse besimtari bwn gjynahe,  i ngushtohet zemra dhe i prishen moralet dhe sjellja. Nw kwtw rast, ai duhet tw reflektojw dhe ti kwrkojw Zotit pendim e falje. E nëse ai nuk i kërkon Zotit t’ia shërojë zemrën dhe t’ia falë gjynahun, stresi vetëm sa i shtohet dhe i rritet.
“Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.” (Nisa, 27)
“Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm.” (Nisa, 147)
Lidhur me gjynahun e Ademit a.s, Ibnul Kajjim, në librin e tij “Fevaid”, sjell bisedën mes Ademit a.s dhe Zotit, pas pendimit, ku Zoti i thotë:”O Adem! Mos u mërzit nga fjalët e Mia:”Dil prej xheneti” pasi për ty dhe për fëmijët e tu të mirë e kam krijuar xhenetin. O Adem, nëse më parë vije tek Unë si mbreti tek Mbreti, që sot, do të vish si robi tek Mbreti. O Adem, mos u mërzit për shkakun që të nxorri nga xheneti, pasi u bë shkak që të pastrohesh nga mendjemadhësia dhe të pajisesh me ndjesinë e të qenit rob i Zotit…”
 
Afuvv (falës) ka dy kuptime në arabisht:
I pari, ai që fshin dhe largon diçka.
I dyti, ai që kënaqet.
Kështu, falja e Zotit, i fshin dhe i shuan gjynahet, por pas saj, të jepet kënaqësia hyjnore.
 
Aspekti psikologjik i pendimit
Pendimi nuk përbëhet nga disa vepra të zhveshura nga çfarëdo ndjesie. Në fakt, pendimi fillon nga një ide që lind, pasohet nga ndjesia dhe pastaj reflekton në sjellje.
Kështu, pas pendimit fshihet një ide dhe mendim, i cili duhet korrigjuar.
Disa njerëz, bëjnë gjynahe sepse nuk e dinë se në çgreminë i përmbys ky gjynah. Disa të tjerë bëjnë gjynahe se nuk e njohin Zotin, madhështinë dhe dashurinë e Tij. Disa të tjerë bëjnë gjynahe sepse nuk e ndjejnë veten të aftë për punë ë mira. Disa të tjerë, sepse i shohin gjynahet si një mënyrë për përmbushjen e disa nevojave të papërmbushura, por, për fat të keq, ata rendin pas mirazhit. Kënaqësia që të jep gjynahu, është iluzionare dhe e përkohshme.
Dr Kanman, nga universiteti Princeton, në SHBA, në një studim të tijin, zbuloi se paaftësia për të kontrolluar epshin dhe pasionin, e rriti mundësinë për tu prekur nga depresioni. Ai shton se njerëzit, me gjithë zhvillimin në të gjitha fushat, nuk po mësojnë dot të kontrollojnë veten dhe pasionet e tyre.
Menjëherë, pas idesë dhe mendimit për të korrigjuar një sjellje, vjen emocioni dhe ndjenja. Thotë Hasan Basri:”Pendimi i sinqertë, është kur e urren gjynahun, ashtu siç e deshe kur e veprove dhe të kërkosh falje për të, sa herë që të kujtohet.”
Dhe emocioni pasohet nga vepra, heqja dorë nga gjynahu, pendimi dhe vendosmëria për të mos iu kthyer më kurrë.
 
Pendimi dhe shëndeti mendor
Për të kuptuar efektin pozitiv të pendimit në shëndetin mendor, fillimisht duhet të kuptojmë se në çqorrsokake dhe labirinte ngatërrohet gjynahqari.
Në momentet kur njeriu bën një gjynah, pas tij ose kur e ndjen se gaboi, kjo e fut në një ndjenjë dëshpërimi, e cila e bën të mos përmbushë detyrimet që i janë ngarkuar, me profesionalizëm dhe entuziazëm. Kjo, i jep shansin e vyer shejtanit që ta zhysë në demoralizim, humbje shprese dhe ti presë krahët e vullnetit. Por mund ta çojë edhe vetë fshikullim dhe nënçmim të vetes.
Pendimi, na mëson se si të jemi në paqe me veten, sado që mund të bëjmë gjynahe. Edhe pse feja dhe besimi ynë i ndalon gjynahet dhe veprat e këqija, ai nam ison që nëse ndodhin, ti ndërpresim menjhëerë, të pendohemi dhe të jemi të vendosur për të mos i përsëritur, pa pasur nevojë të vetë fshikullohemi. Gjithmonë duhet pasur parasysh hadithi i Profetit a.s:”Nëse nuk do të bënit gjynahe, Zoti do u hiqte, do sillte një popull që bëjnë gjynahe, që kërkojnë falje dhe Zoti i fal.”
Kështu, të jesh tolerant me veten, do të thotë ta pranosh se je njeri dhe jo engjëll, të njohësh pikat e tua të dobëta dhe ti kërkosh Zotit ndihmë, falje dhe forcë, me gjithë gabimet dhe gjynahet tona.
Porta e parë dhe më e rëndësishme që të hap pendimi, është ajo e shpresës, e cila të kthen qetësinë shpirtërore dhe zëvendëson kënvështrimin tënd për jetën, në një këndvështrim plot shpresë dhe optimizëm. Ajo të çliron nga ndjenja e fajit, frikës dhe vuajtjes, ndjenjë e cila e kishte gozhduar suksesin tënd.
Por kjo mund të jetë vetëm fillimi. Nëse e di që Zoti të ka ngarkuar me misionin e reformimit të jetës në tokë, dije se ai të ka pajisur me vlera që e mirëmbajnë këtë mision, dhe kjo vlerë është pendimi. Falë pendimit, ty të fshihet e shkuara jote me të gjithë mbetjet e saj të thella në botën tënde të brendshme, për t’ia nisur një fillimi të ri, për një rilindje të re në rang individual dhe umeti.
Pendimi është fillimi i shpërthimit të energjive brenda vetes, energji të fshehura dhe të panjohura, drejt horizonteve më të gjera. Pendimi na ndihmon të planifikojmë drejt dhe të marrim vendime në kohën dhe vendin e duhur. Pendimi na ndihmon që para së gjithash, të synojmë kënaqësinë e Zotit.
E si të mos ndodhë, ndërkohë që pendimi i fali qetësi shpirtërore dhe ndjesinë e kënaqësisë, harmoni mes trupit dhe shpirtit, gjë të cilën e ndjeu në forcën fizike. Për rrjedhojë, edhe mendja i kthjellohet dhe aftësia për të marrë vendime përmirësohet.
Të pranosh veten, është kufiri i mesëm mes vetëfshikullimit, i cili çon në humbje të shpresës dhe demoralizim dhe mes të qenit i kënaqur me veten, gjë e cila e pengon njeriun të zhvillohet dhe përmirësohet më shumë. Të pranosh veten, është një nga shenjat e shëndetit mendor, pasi kjo të ndihmon ti pranosh edhe të tjerët më kollaj, me gjithë diversitetin dhe mangësitë e tyre. Të pranosh veten, të bën njeri aktual, të gatshëm të përballesh me sfidat  dhe kushtet e jetës. Ai që e pranon veten, është i gatshëm të përballet me problemet e tij me guxim, madje i sheh si një motiv për të luftuar dhe punuar më shumë.
Pendimi e bën njeriun që përveçse ta pranojë veten ashtu siç është, edhe ta respektojë. Pendimi, e bën njeriun të ndjehet i vetëaktualizuar, një faktori  rëndësishëm në formimin e personalitetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit