1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

REALITETI I NJERËZVE GJATË FATKEQËSIVE

Më të lexuarat

Njerëzit gjatë fatkeqësive dallohen në katër gradë:

– Grada e parë: Zemërimi.

Zemërimi në këtë rast është disa llojesh:

Lloji i parë: Ky njeri zemërohet me zemër nga ajo që e ka goditur nga fatkeqësia. Ai zemërohet me Allahun nga ajo që ia ka caktuar Ai, e kjo është haram. Kjo mund të çon edhe deri në kufër. Allahu tha: “Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën”. Haxh 11.

Lloji i dytë: Të jetë zemërimi me gjuhë, si thënia mjerë për mua dhe pse kështu, e fjalë të ngjashme me të, dhe kjo është haram.

Lloji i tretë: Të jetë zemërimi me gjymtyrë, si rrahja e gjokseve, dhe grisja e rrobave, dhe rruajtja e flokëve, e të ngjashme me to, dhe kjo e tëra është haram dhe e mohon durimin e detyrueshëm.

 

– Grada e dytë: Durimi.

Njeriu e sheh se kjo është e rëndë për të, mirëpo e përmban veten nga fatkeqësia. Ai e urren atë që e ka goditur, mirëpo besimi i tij e mbron nga zemërimi. Tek ai, goditja e fatkeqësisë dhe mos goditja e saj, për të nuk janë të njëjta, mirëpo bën durim dhe kjo për besimtarin është detyrim, sepse Allahu urdhëroi në durim: “Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit”. Enfal 46.

 

– Grada e tretë: Kënaqësia.

Kjo nënkupton që njeriu të jetë i kënaqur me fatkeqësinë që e ka goditur, derisa tek ai, goditja e fatkeqësisë dhe mos goditja e saj, për të janë të njëjta. Nuk i pengon prezenca e fatkeqësisë dhe prezenca e saj nuk i duket e vështirë, e kjo gjendje për besimtarin është e pëlqyer dhe jo e detyrueshme, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

Dallimi mes kësaj grade dhe asaj para saj është i qartë, sepse të ndodhurit e fatkeqësisë dhe mos ndodhja e saj tek ky njeri, janë të njëjta në kënaqësi, a ndodhi apo jo, kurse tek grada para saj fatkeqësia për atë njeri është e rëndë, mirëpo bën durim!

 

– Grada e katërt: Falënderimi.

Kjo është grada më e lartë nga gjitha të tjerat, edhe atë, duke e falënderuar Allahun për atë që e ka sprovuar nga fatkeqësitë. Ai e di se ato fatkeqësi janë shkaku i faljes së mëkateve të tij dhe ndoshta për rritjen e të mirave të tij. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Çdo fatkeqësi që e godet muslimanin, vetëm se Allahu nëpërmjet tyre ia shlyen gjynahet, madje edhe nëse thera i hy në këmbë”.

Shejh Muhamed Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit