Realiteti i lirisë
Realiteti i lirisë nënkupton: çlirim nga adhurimi i kujtdo tjetër pos Allahut.
Konceptimi i lirisë se ajo është largim nga Allahu nënkupton adhurimin e dëshirave. Allahu thotë:
“Mendo pak! Kush, përveç Allahut, mund ta udhëzojë atë njeri, që dëshirat e veta i ka bërë zot; atë njeri, të cilin Allahu, duke e njohur për të tillë, e ka shpënë në humbje, duke ia vulosur
dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij?! A nuk po merrni vesh?” [Xhathije: 23]
Ndërsa kush e justifikon njeriun të veprojë ç’të dojë, të thotë ç’të dojë, si të dojë dhe kur të dojë, ai pohon nënshtrimin e tij ndaj dëshirave dhe djallit të tij. Njeriu u krijua rob, nëse nuk e adhuron dhe nuk i nënshtrohet Allahut, atëherë patjetër bëhet rob i dikujt tjetër.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi