3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Realiteti i besimit

Më të lexuarat



Besimi ka dy anë, njërën të jashtme dhe tjetrën të brendshme. Ana e jashtme shfaqet nëpërmjet gjuhës dhe gjymtyrëve, ndërsa e brendshmja ndodh në zemër nëpërmjet sinqeritetit, bindjes dhe dashurisë. Besimi i jashtëm nuk ka vlerë nëse ai nuk ka edhe anën e brendshme, ndonëse ky besim i jashtëm të mbron gjakun, pasurinë dhe pasardhësit. Besimi i brendshëm, që nuk ka edhe anën e tij të jashtme është i padobishëm, me përjashtim të rasteve kur pamundësia, dhuna apo frika e vdekjes bëhen pengesë. Kur veprat e jashtme të besimit mungojnë, pa ndonjë pengesë, atëherë kjo gjë tregon se edhe besimi i brendshëm i këtij njeriu është i prishur dhe i zbrazët nga besimi, ashtu siç edhe mangësia tregon mangësinë e tij, por edhe forca e besimit të jashtëm tregon forcën e besimit të brendshëm.

Besimi është zemra e Islamit dhe thelbi i tij, e bindja e sigurt është zemra e besimit dhe thelbi i tij. Çdo dije dhe vepër të cilat nuk i shtojnë forcën besimit dhe bindjes së sigurt, ato janë të parregullta, po kështu edhe çdo besim i cili nuk të shtyn të veprosh edhe ai është i prishur.

Ibn Kajim el Xheuzije
“El Feuaid”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit