4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Reagon TIKA në Prishtinë pas sulmeve nga mediat Islamofobe

Më të lexuarat

PRISHTINË (AA) – Koordinatori i zyrës së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Prishtinë, Eyüp Yavuz Ümütlü në një prononcim përAnadolu Agency (AA) foli rreth pretendimeve të disa mediave vendase se gjatë rikonstruktimit nga ky institucion të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë janë hequr fotografitë e Skënderbut dhe janë vendosur flamujt turk. Ai theksoi se kjo nuk ka të bëjë me realitetin dhe as që mund të jetë ndonjëherë në temë.

Ümütlü bëri të ditur se në këtë shkollë kanë renovuar disa klasa që japim mësim në gjuhën turke dhe në gjuhën shqipe. Ai theksoi se pas një renovimi gjithpërfshirës, në vend të vendosjes së tabelave me mbishkrime ku përshkruhet se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave është bërë nga TIKA, është vlerësuar se vendosja e orës në mur, e cila ishte mungesë e klasave, do të ishte më estetike dhe më funksionale për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Koordinatori i zyrës së TIKA-s në Prishtinë vuri në pah se shembuj të tillë mund të vërehen edhe në punimet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, ku edhe TIKA ka vendosur ora me emlblemën e institucionit.

Ai duke theksuar se para fillimit të punimeve as që ekzistonte portreti i Skënderbeut, shtoi se kjo është bërë e ditur edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës dhe nga drejtori i shkollës fillore “Elena Gjika”.

“Ne nuk presim lëvdata për investimin tonë, por përkundër gjithë këtyre investimeve, disa që synojnë prishjen e imazhit të TIKA-s, Turqisë dhe Presidentit tonë, bëjnë pretendime manipulative dhe lajme që nuk kanë baza reale”, u shpreh Ümütlü.

Ümütlü në vijim të fjalës së tij theksoi se këto qarqe që me këmbëngulje bëjnë këto llloje lajmesh manipulative, mundohen që ta paraqesin TIKA-n si një institucion fetar, i cili i përmbahet vetëm një axhende islamike, por ky institucion përmes mbështetjes me projekte në sektore të ndryshme synon përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Ne shpesh herë kemi njoftuar se kjo nuk është e vertetë, por ata ndjekin politikat e tyre duke munduar ta imponojnë një përceptim të tillë. TIKA që nga themelimi në vitin 2004, ka realizuar rreth 500 projekte, ku vetëm 7 prej tyre janë restaurimi i xhamive. Përveç këtyre, TIKA ka realizuar më shumë se 100 projekte arsimore, dhjetëra projekte shëndetësore, bujqësore e kulturore. Duke bërë realizimin e kaq shumë projekteve në fusha dhe vende të ndryshme, populli i Kosovës dhe zyrtarët përkatës e dinë mjaft mirë realitetin”, u shpreh Ümütlü.

Ai bëri të ditur se populli i Kosovës nuk ia vë veshin lajmeve të tilla dhe se nuk kanë aspak ndonjë mendim negativ për institucionin TIKA. Ümütlü theksoi se kjo është arsyeja pse TIKA do ta vazhdojë punën e saj, si dhe shtoi se përkundër këtyre thënieve në ditët e fundit është rritur edhe më shumë kërkesa për ndihmën e këtij institucioni.

“Në të vërtetë, ky është një mosrespektim i publikut të Kosovës. Përpjekja për t’i mashtruar njerëzit me lajme me baza jo reale, së pari është një mosrespektim i popullit”, tha ai.

Ndërkohë, Ümütlü theksoi se në tre vitet e fundit është duke u bërë një përpjekje për ta rrethuar Turqinë dhe se kjo mundohet të bëhet edhe në Kosovë nga disa qarqe që kanë lidhje me ata që mundohen ta bëjnë këtë.

“Problemi qëndron në pyetjet se ‘Pse Turqia po bëhet më aktive në këtë rajon’, ‘Pse Presidenti jonë është në zemra të kaq shumë njerëzve’. Për ta penguar këtë, po mundohen ta ralizojnë një operacion të imponimit të përceptimeve të tyre dhe një fushatë të shpifjeve, si për Presidentin tonë, ashtu edhe për TIKA-n dhe për institucionet tona të ndryshme. Por ata që na njohin nga afër e dinë mjaft mirë që ky operacion nuk ka pasur sukses në opinionin publik”, u shpreh Ümütlü.

Duke vënë në dukje se tani është në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, Ümütlü theksoi se Kosova është një vend ku nuk ndjehen si të huaj.

“Mendoj se ata që bëjnë pretendime të tilla janë më të huaj se ne me kulturën e Kosovës. Ne ndjejmë veten këtu më rehat se ata. Në fund dëshiroj të theksoj se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë si më parë dhe pretendimet e tilla nuk mund të krijojnë probleme mes Kosovës dhe Turqisë”, u shpreh Ümütlü.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit