1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagon QKUK, “Zëri” po shpif

Më të lexuarat

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar ndaj shkrimit të botuar në gazetën “Zëri” , ‘Gruaja e ministrit Agani, “boss” i Gjinekologjisë’, datë 22 korrik 2012 , me autor Anita Kadriu.

“ Me qëllim të informimit të drejtë dhe të demantit të këtij shkrimi, të botuar në gazetën e lartpërmendur, dëshirojmë të informojmë opinionin publik se ndaj specialistes së gjinekologjisë dr. Shpresa Agani, nuk ka pasur asnjëherë vërejtje nga organet përgjegjëse të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së, për mosrespektim të rregullave të punës, sikur pretendon të mashtrojë opinionin përmes trillimeve “anonime”, gazeta në fjalë”, thuhet në reagimin e QKUK-së.
Shpresa Agani është e liruar nga kujdestaria me vendim të Komisionit përkatës të QKUK-së për shkaqe shëndetësore, njëlloj sikurse janë liruar edhe 5 specialistë të tjerë të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike.
Prandaj, duke pasur parasysh mungesën e plotë të fakteve për pohimet e paraqitura në shkrimin e sipërpërmendur, Drejtoria Ekzekutive e QKUK-së, e konsideron këtë shkrim të bazuar në të ashtuquajturat “burime anonime” tendencioz dhe me synim të papranueshëm për të denigruar personalitetin e një punëtoreje të vyeshme të QKUK-së./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit