5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rexhepi: Policia nuk do të intervenojë në veri

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka përjashtuar përsëritjen e intervenimit të policisë në veri të vendit. Gjatë vizitës që i bëri fshatit Drenoc të Klinës, Rexhepi deklaroi se Qeveria e Kosovës është e interesuar të shuhen strukturat paralele serbe në veri dhe të integrohet edhe ajo pjesë e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i shuajë strukturat paralele në veri të Mitrovicës, mirëpo kjo nuk mund të arrihet pa ndihmën e KFOR-it dhe të policisë së EULEX-it”, theksoi ai.

Rexhepi ka dënuar djegien e dy shtëpive të banorëve serbë, që kishte ndodhur kohë më parë në fshatin Drenoc të Klinës, dhe ka premtuar ndihmën e Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim më institucionet komunale se do të punojnë në procesin e kthimit, pavarësisht sfidave, njofton Koha.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se Policia e Kosovës ka plan të veçantë për banorët e fshatit Drenoc, me qëllim të ofrimit të sigurisë për këta banorë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit