utbollisti shqiptar, Mërgim Mavraj ditë më parë ka pasur një bashkëbisedim me tifozët e Hamburgut.
Mavraj është shprehur se e kishte ëndërr që të luante për Gjermaninë, megjithatë kjo nuk u realizua
Megjithatë, qendërmbrojtësi shqiptar ka thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar. Ai ka thënë se nuk është atdhetar i rrjeteve sociale, por i fushës.
“Më duhet të sqaroj një deklaratë timen dhënë për tifozët e Hamburgut që është transformuar dhe rrjedhimisht keqpërdorur. Sigurisht që kam respekt për vendin ku familja ime gjeti strehim, punë dhe ushqim, unë ndiej dashuri për këtë vend. Atdheu im është Shqipëria dhe gjuha ime është shqip. Në fushë s’jam kursyer kurrë, edhe duke rrezikuar karrierën. Mergim Mavraj nuk është atdhetar i rrjeteve sociale, por i fushës”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.