1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Reagon Kurti pas sulmit terrorist para Parlamentit turk: Shërim të shpejtë policëve të lënduar

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi të dielën në Ankara të Turqisë.

Kurti ka shkruar në platformën “X” u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar në këtë sulm.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi. Por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.

Ministri i Brendshëm turk ka bërë të ditur se dy terroristë kanë kryer sulm me bombë para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Ankara, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, e tjetri është neutralizuar nga policia. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit