1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Reagon Imrane Morina, pas deklarates skandaloze të gazetares së Alsat M

Më të lexuarat

Mos komentoni kot sepse shihet se nuk e njeh qështjen rreth fesë dhe hoxhallarëve (Injorante në drejtim të fesë. Nuk e njeh dhe nuk ka shkuar në ligjerata në këtë kuptim)

Postimi në fb i gazetares nga Alsat M


Dhuna ndaj gruas ose dhuna në familje është një fushatë të cilën e përkrahi un dhe çdo kush I cili është njeri I përgjegjshëm ose njeri normal.
Sepse prekë themelet e shoqërisë tonë.
Për dhunën ndaj gruas nuk ka dikush që lufton kundër sajë më shumë se luftojnë HOXHALLARËT dhe ISLAMI.
Nuk ka guxim një hoxhë ta shtrembëroj Islamin sipas tekave të veta, sepse kjo fe ishte ajo e cila i nxorri njerëzimin nga injoranca në dritë dhe shpëtoi femrën mu në kohën kur varroseshin të gjalla veq sepse lindnin vajza.
Nuk ka ligjeratë ku ata nuk kërkojnë nga burrat respekt,dashuri dhe mirëkuptim ndaj grave të tyre pikërisht duke ndjekur shembullin e Profetit tonë të dashur S.A.V.S I cili ju drejtua burrave duke ju thënë:
“Më I miri ndër ju është ai I cili është më I mirë me familjen e tijë”
Atëherë pse kaq dhunë në trojet tona..?
Nga luftrat,adetet,zakonet a kanunet me të cilat kemi jetuar për një periudhë të gjatë duke mos pasur mundësi ta njohim Islamin ashtu siq duhet nga regjimet e mëparshme.
Prandaj jeni të qetë mos u irritoni dhe mos kërcënoni askënd për mendimin e sajë që në këtë mënyrë mos paraqisni Islamin sikur fe e dhunshme sepse tek e fundit
“Çdo kush flet atë që e mendon” dhe që I dhemb më shumë.
Paqe dhe Shëndet…

Imrane Morina

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit