-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Reagon edhe hoxhë Elvis Naçi për rastin “Halil Kastrati”

Më të lexuarat

Pas sulmeve të ashpra dhe kritikave ofenduese ndaj hoxhës Halil Kastrati nga Kosova, i cili përmes shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ka ndihmuar popullin shqiptar ka reagur edhe hoxha Elvis Naçi nga Shqipëria.
Ai në faqen e tij zyrtare në Facebook ka thënë: “Një sugjerim për ata që flasin për Halil Kastratin:
1. Halil Kastrati në veçanti dhe çdo Shqiptar qe bën mirë duhet të meritojë respektin e të gjithëve!
2. Forma se si mendon Halil Kastrati ta pasqyroje bamirësinë e tij është e drejte e tij dhe askush nuk mund ti imponoje diçka tjetër!
3. Me rëndësi është të bëjmë gjëra të mira dhe në formën që mendojmë se është më e mira, por të ofendojmë dhe përçmojmë një njeri që po bën kaq shume të mira nuk i shërbejmë as Shqiptareve dhe as Shqiptarisë!”

Ky status është pëlqyer shumë dhe është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale. Elvis Naçi ka fondacionin “Firdeus” dhe udhëheq emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, ku janë ndihmuar me qindra raste të njerëzve në nevojë gjithandej trojeve shqiptare./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit