1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Reagimi turk dhe rus ndaj rindezjes së Karabakut

Më të lexuarat

Ankaraja mbron reagimin ushtarak azer, Moska “tradhëton” armenët

Luftimet në Nagorno-Karabakh kanë vrarë 25 persona, thanë autoritetet etnike armene të rajonit, ku Azerbajxhani nisi një ofensivë të martën dhe ndërsa Franca kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, Turqia thotë se Baku u detyrua të vepronte.

Misioni paqeruajtës rus në Nagorno-Karabak u bëri thirrje si azerëve e si armenëve për një armëpushim “urgjent”.

Komanda e kontingjentit paqeruajtës rus u bën thirrje palëve në konflikt që të pushojnë menjëherë zjarrin, të marrin masa për të qetësuar situatën dhe të vazhdojnë procesin e negociatave”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në Jerevan, nga ana tjetër, protestuesit e mbledhur para selisë së qeverisë armene kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan, i cili dënoi thirrjet për një “grusht shteti” në vend.

Disa protestues thërrisnin: “Nikol, tradhtar!” dhe “Nikol, jep dorëheqjen!”. Përballë disa qindra protestuesve, policia mbylli hyrjet e godinës së qeverisë.

Protestuesit u mblodhën në Jerevan dhe përpara ambasadës ruse, duke dënuar dështimin e Moskës për të parandaluar ofensivën e ushtrisë azere.

“E gjithë kjo është pasojë e politikës ruse, ata nuk duan të mbrojnë Nagorno-Karabakun”, tha një nga protestuesit për AFP.

Nga ana tjetër, Turqia e vlerësoi si të domosdoshëm veprimin ushtarak të Azerbajxhanit, duke u bërë thirrje njëkohësisht Bakusë dhe Jerevanit që të kthehen në tryezën e bisedimeve.

“Azerbajxhani u detyrua të marrë masat që i konsideron të nevojshme në territorin e tij sovran”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Ankarasë. Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi “vazhdimin e procesit të negociatave midis Azerbajxhanit dhe Armenisë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit