Presidenti serb, Aleksandat Vuçiq ka folur para gazetarëve pas takimit me liderët evropianë në Bruksel, lidhur dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë prononcimit para mediave, gazetari i Euronews Albania, ia ka bërë një pyetje në lidhje me marrëveshjen për Asociacionin.
Vuçiq, ka reaguar shumë çuditshëm.
Vuçiq, gazetarit: Pse flet me zë të lartë, unë të dëgjoj mirë.
Gazetari: A mund ta bëjë pyetjen?
Vuçiq: Pse je nervoz?
Vuçiq: Mund ta imagjinoj pse je kaq nervoz.
Pas takimit, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.
Kurti ka thënë se është i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe draftin e ofruar nga diplomatët perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por se pala tjetër nuk është.
Ndërsa Vuçiq, tha se Serbia dëshiron t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me autoritetet e Kosovës.
Ai tha se, më 21 tetor, kur në Beograd priti të dërguarit perëndimorë, mori një letër që ishte “bazë e mirë për të ardhmen”./Telegrafi/