4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Reagim per veshët e “Shurdhër” por edhe për “veshët tjerë” mbrenda Kosoves

Më të lexuarat

I nderuari minister Sebastian Kruz jemi te vetëdijshëm për angazhimin e BE dhe nderhyrjen e NATO-s në Kosovë* dhe sigurisht si shqiptarë na takon që ati që na jep sado pak ndihmë të ia japim “kreun e odës”, dhe ta nderojmë pa masë, por asnjëhere nuk e kemi pas në rendet tona te flasësh për grat ose bijat tona e aq më pak një i huaj, sepse kurr nuk i kemi lënë nëpër pregje te huaja për asgjë as për pasuri, edhe kur kemi qenë në kulmin e skamjes.
Kjo deklarat fundamentaluste e jotja nga kushdo qoftë që të është servirë, pa fije turpi po ta them se është një budallallëk i nivelit të ulët por që e thuani ju kjo jo që nuk pritej por as që mendohej.

Por meq kohët e fundit edhe në vendin tuaj keni marrë inciativa për ndryshimin e ligjeve në raport me te drejtat e myslimanëve, ndoshta edhe është reflektim i kësaj politike jo të “ndershme”, dhe gjith këto politika shtrënguese po i bëni me të shkretët emigrant mysliman sepse me komunitetet tjera nuk jeni as për së afërmi, që unë do ta emëroja Islamofobia juaj në rritje.

Kur të jemi tek Kosova* Evropiane që as nuk na leni me e fut dhëmbin në të por as nuk na leni që të miqësohemi me të tjerët, madje edhe keni filluar të na nënqmoni njejtë sikur atëher kur na coptuat tokat tona e na vendosët mbretër tuajit dhe në fundë përsëri na latë nën tytën e Sërbeve dhe ne sigurishtë ne vazhdojmë të ju “admirojme” pamas ju fatkeqësisht përsëri na shtyni tutje larg sikur te kishim ndonjë epidemi.

 Vajzat që po i përmend se marrin të holla nga “Hiqi” jo që nuk është e vërtet por edhe më e thellon vuajtjen e këtyre grave se perpos që disa politikan dhe disa ligje tonat që duke dashur që te ju hyjnë në qejf juve (ndoshta me kerkesen ose pa kerkesen tuaj) aq shumë ua kan marrë të drejtën sa që asgjë nuk kërkojnë më shumë veq se të i posedojnë te drejtat ashtu siq i kanë të garantuara me ligje ndërkombëtare.

Se nga kush janë të financuara do tē donim publikisht të argumentohen sepse meq bashkëshortja ime nuk po mun gjen punë shkaku i mbuleses ndoshta një rrogë e vogël do të na hynte ne punë, por me aq sa po shohim ne rrugêve tona (të cilën e kam argumentuar me foto) lypsarët më të mëdha janë gratë me mbules !!!.

Se kush i paguan k’to po e le të na tregoni ju sepse ndoshta edhe marrin të holla për ta nënqmuar femrën me mbules ise vërtet janë të varfura?!!

Andaj si përfundim mendoj që me këto deklarata nga niveli i nje ministri të rangut Evropian thjesht ke rënë dhe je berë si një ministër i korruptuar i Ballkanit.

Jamë i vetëdijshëm se Austria dhe EU kanë mundësi të bëjnë më shumë në shtetëndërtimin tonë se sa të na lëndonin më shumë me ide dhe akuza boshe mos te them edhe të quditshme.

Skemi q’të bëjmë jemi Evropian por jemi Mysliman, dhe protesta më e madhe e popullit tim e cila po vazhdon në heshtje është se ata u deklaruan 97% Mysliman dhe përkundër vështërsive për ndërtimin e xhamive ata edhe përkundër varfëris ndërtojnë xhami nëpër vendbanimet e tyre duke shoresuar me të drejtë te Zoti i tyre, andaj si miq që ju kemi ju themi duke ju përkedhelur JU LUTEM MOS NA HUMBNI EDHE SHPRESEN QË KEMI TEK ZOTI YNE, sepse kemi humbur shpresat tona gjitkah ose edhe na kan humbur me dashje duke filluar nga disa budallenjë tanë e duke vazhduar më lartë.

Të gjithë jemi krijesa të Zotit madje edhe ju i nderuar…

Me rrespekt miku yt shqiptar Enes Limani.


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit