3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Reagim nga OKB-ja pas temperaturave rekord

Më të lexuarat

Në nivel global, nxehtësia ekstreme shkakton pothuajse 19,000 vdekje në vit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u bëri thirrje të gjitha vendeve që të angazhohen globalisht në luftën kundër ndryshimeve klimatike pasi u regjistrua një temperaturë rekord globale, thirrja e parë e organizatës botërore për veprim global ndaj nxehtësisë ekstreme.

“Bota duhet të përballet me sfidën e rritjes së temperaturave”, tha Guterres në një deklaratë, raportoi Reuters.

Guterres theksoi se nevojiten masa për mbrojtjen e punëtorëve nga nxehtësia ekstreme, bazuar në të drejtat e njeriut.

OKB-ja u bëri thirrje qeverive jo vetëm të eliminojnë përdorimin e lëndëve djegëse fosile, por edhe të forcojnë mbrojtjen e shtresave më të cenueshme të popullsisë, duke përfshirë të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët, si dhe të forcojnë masat mbrojtëse për punëtorët.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) njoftoi se aktualisht më shumë se 70 për qind e fuqisë punëtore në botë, ose 2.4 miliardë njerëz, janë në rrezik të lartë të nxehtësisë ekstreme.

“Në Afrikë, pothuajse 93 për qind e fuqisë punëtore është e ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme, dhe në vendet arabe, 84 për qind,” sipas ILO.

Një rekord i ri mesatar i temperaturës globale prej 17.16 gradë është regjistruar më 22 korrik, sipas të dhënave nga Shërbimi Evropian i Ndryshimeve Klimatike – Copernicus.

Në botë, për shkak të ndryshimeve klimatike, valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta dhe ato po bëhen më intensive dhe më të qëndrueshme.

Në nivel global, nxehtësia ekstreme shkakton pothuajse 19,000 vdekje në vit, si dhe pothuajse 23 milionë lëndime në vendin e punës në mbarë botën. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit