1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reagim i VV-së

Më të lexuarat

Në protestën tonë të organizuar për sot ne i kemi dhënë ultimatum Isa Mustafës që brenda 48 orëve, pra deri në ora 16 të së hënës ta shkarkojë Jabllanoviqin dhe ta sjellë në Kuvend Ligjin që e shndërron Trepçën në ndërmarrje të veçantë publike, për të cilën vendimet i merr Kuvendi i Republikës së Kosovës. Me këtë ultimatum ka përfunduar protesta e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Thirrjet e Nënave. Ato që kanë ndodhur jashtë marshit dhe skenarit për të cilin ishim dakorduar nuk janë pjesë e protestës. Një grup i vogël njerëzish në protestë nuk e kanë respektuar skenarin tonë dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat nuk pajtohemi. Po ashtu dënojmë ashpër dëmtimin e lokaleve private në shesh. Gjithashtu, duam të potencojmë që dy protestuesit e arrestuar nga Policia e Kosovës nuk janë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. – See more at: http://gazetafjala.com/reagim-i-vv-se/#sthash.mU8kKnY7.dpuf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit