-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Reagim i Abedin Sutaj-i akuzuar se është admin i faqes ne facebook, me emrin ‘Profeti Muhamed’

Më të lexuarat

Abedin Sutaj në një email të dërguar në redaksinë Koha Islame, ka reaguar lidhur me një shkrim të postuar më herët në këtë faqe ku ai është apostrofuar si administrator i një faqeje ofenduese dhe urrejtjenxitëse e quajtur “Profeti Muhamed”. Ai në shkrimin e tij mohon se është administratori i faqes. Shkrimin e tij e sjellim më poshtë.

Pa paragjykuar vërtetësinë në të dy rastet, ne si redaksi sqarojmë se nuk kemi qenë në asnjë rast burimi i shkrimit, faqe të shumta në facebook e kanë nxjerrur para nesh, të cilat përmes burimeve të veta kanë konfirmuar se një profil i Abedin Sutaj, me fotografitë e caktuara ka qenë administrator i faqes. Ne e postojmë reagimin e Abedin Sutaj dhe kërkojmë që ai të tërheq kërcënimin me jetë që ka bërë ndaj Nexhmedin Kalisit.

Reagim i Abedin Sutaj-i akuzuar se është admin i faqes ne facebook, me emrin ‘Profeti Muhamed’

“Unë Abedin Sutaj, inxhinier i elektroteknikes,  dëshiroj të sqaroj opinionin e gjerë lidhur me një shkrim të publikuar në faqen KOHA ISLAME (e pas kësaj , pasuan të gjitha faqet e portalet tjera Islame) me datën, 5 Janar te vitit 2016, që më akuzon mua si admin i faqes ne facebook me emrin ‘Profeti Muhamed’. Pas kercenimeve, u detyrova ta mbyll profilin time ne facebook. Deklaroje se unë nuk jam admin i kesaj faqe, e as nuk jam admin i asnjë faqe tjetër, kudo ne botë që ekzistojnë , e as qe kam qen admin ndonjëherë në jetën time i çfarëdolloj faqe. Koha Islame, edhe faqet tjera islame, kane bere një shpifje, edhe një propagandë, pas se cilës, pasuan me qindra kërcënime ne facebook, edhe ne forma tjera. Edhe njëherë jam ne gjendje, ne çdo mënyrë te ju përgjigjem se unë nuk jam admin edhe as nuk kam kurrfarë lidhje me personat qe e mbajnë këtë faqe ne facebook. Jam i pafajshëm. Më këtë faqet islame kanë nxitur një fushat kundër meje, edhe jam i kërcënuar unë edhe njerëzit e afërt te mijë.  Më këtë, kanë rrezikuar jetën time, nga njerëzit e manipuluar nga shkrimet e ketyre faqeve, ne emrin e Islamit. Krejt çka kam shkruar në facebook, kanë qen me profilin tim, me emrin edhe mbiemrin tim te vërtetë. Kërkojë nga KOHA ISLAME edhe faqet tjera, ta demantojnë shkrimet e tyre, e me këtë t’i largojnë kërcënimet kundër meje, të me kërkojnë falje.

Me respekt Abedin Sutaj

29.01.2016

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit