0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

RCC prezanton Barometrin Ballkanik 2021: Kosova vend i mirë për të investuar

Më të lexuarat

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka prezantuar edicionin 2021 të Barometrit Ballkanik. Ky është edicioni i 7-të për sondazhin vjetor të opinioneve të publikut dhe biznesit, përgatitur nga RCC, i cili shqyrton perceptimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe sipërmarrësve të Ballkanit Perëndimor rreth një shumëllojshmërie temash, siç janë integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal, dixhitalizimi, rimëkëmbja e gjelbërt, punësimi, dhe për të dytin vit radhazi përfshin tema që lidhen me situatën e vështirë rajonale të shkaktuar nga COVID-19.

Shqetësimet kryesore në Ballkanin Perëndimorë edhe këtë vit vazhdojnë të jenë papunësia, situata ekonomike, korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor mbështesin bashkëpunimin rajonal, 77% e tyre janë dakort se kjo mund të kontribuojë në një situatë më të mirë politike, ekonomike si dhe të sigurisë në ekonominë e tyre dhe 62% e konsiderojnë anëtarësimin në BE si diçka të mirë për ekonomitë e tyre. Ende 49% mendojnë se papunësia është problemi më i madh me të cilin përballet ekonomia e tyre, krahasuar me 45% në vitin të kaluar. Të rinjtë gjithashtu dakordësohen, ku 63% e tyre konsiderojnë se mundësitë e papërshtatshme të punësimit janë problemi më i madh.

Sipas sipërmarrësve, 72% perceptojnë BE-në si bashkësinë më të preferuar për të bërë tregti dhe 48% thanë se marrëveshja e re e roaming i ndihmoi ata të kursenin para.

Në lidhje me korrupsionin, qytetarët e Balkanit Perëndimorë mendojnë në masën mbi 70 % se ai gjindet më së shumti në Partitë Politike, Dogana, Sistemin Shëndetësor dhe Sistemin Gjyqësor.

Sa i përket Kosovës, ajo ka disa nga vlerat më të larta në rajon sa i përket dëshirës për bashkëpunim rajonal.

Në periudhën Post-Covid-19, 71% e të anketuarve kosovarë i japin përparësi rritjes ekonomike, ndërsa 76% mbështesin lidhjet tregtare me Ballkanin Perëndimor, vlerat më të larta të përqindjes në rajon.

67% e kompanive e konsiderojnë Kosovën një vend të mirë për të investuar ndërsa 74% të drejtuesve që raportojnë përmirësimin e biznesit të tyre nga viti i kaluar, vlera këto dukshëm më të larta se mesatarja rajonale.

77% e kosovarëve e vlerësojnë infrastrukturën e transportit si të mirë, shumë të mirë ose

Shkëlqyeshëm ndërsa i japin përparësi investimeve në infrastrukturë sociale (54%).

86% e të anketuarve e konsiderojnë ndotjen si problem në ekonominë e tyre.

Ekonomia joformale duket të jetë më e larta në rajon, më mesatarisht, vetëm 66% e të ardhurave raportohen për tatim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit