-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rasti “Lavrov”, Vuçiç sjell Turqinë si krahasim

Më të lexuarat

Reagimet e presidentit serb për vizitën e anolluar dhe ç’pritet t’i thotë Scholz?

Duke komentuar anullimin e vizitës së Lavrovit në Beograd, ardhur si pasojë e mbylljes së hapësirës ajrore nga tre vende në rajon, gjë që pamundësoi fluturimin e avionit të kryediplomatit rus me destinacion Serbinë, presidenti Vuçiç tha se kjo pritej.

“Nuk jam i befasuar. Ka pasur bisedime të panumërta në të cilat Serbisë iu kërkua të anulonte mikpritjen e ministrit rus të Punëve të Jashtme rus”, tha ai dhe përsëriti se Serbia e dënon depërtimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, por se Rusia është një mik tradicional i Serbisë.

Ai shtoi se për një kohë të gjatë nuk kishte parë një histeri të tillë ndaj një vendi të vogël si Serbia, duke thënë se histeria nuk ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara, por nga vendet e vogla që “nuk duhet t’i thonë asgjë Rusisë”.

“Kujt i kemi bërë ndonjë të keqe? A i kemi hequr ndonjë gjë dikujt apo thjesht refuzimi ynë për të qenë pjesë e tufës është diçka që i shkakton dikujt dhimbje koke?”, arsyetoi presidenti serb, duke bërë më pas një krahasim hipotetik. “Do t’i thoni diçka nesër Turqisë anëtare të NATO-s, pasi Lavrov shkon në Ankara? A doni t’i dëboni nga NATO sepse kanë 32 herë më shumë fluturime se sa Serbia për në Rusi? Si mund të jesh i pamëshirshëm vetëm ndaj një vendi të vogël”, tha presidenti i Serbisë.

Presidenti i Serbisë tha se politika e Beogradit ndaj Rusisë nuk është guxim, por “një rrugë racionale, e arsyeshme, qetësuese në Evropë, ku sot nuk është e lehtë të dëgjosh zërin e arsyes dhe zërin e dialogut”, dhe se nuk bëhet fjalë për duke fituar apo humbur pikë.

Ai shprehu mirënjohje për kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili tha se do të vijë në Serbi pavarësisht vizitës së Lavrov.

“Ato pak orë me kancelarin Scholz janë të një rëndësie të madhe për ne. Për ne Gjermania është partneri më i madh tregtar, partneri më i madh në gjithçka.

Ai sigurisht do të vijë me mesazhe të vështira për ne, me mesazhe që nuk do t’i pëlqejnë njerëzve, por mua më pëlqen biseda e hapur edhe kur dikush dëshiron të të dëgjojë”, tha Vuçiç, i bindur se do t’i kërkohet sidomos njohja e Ksoovës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit