Rasti i Ëmblës në Gostivar
Hoxhallarët e kanë marrë përsipër amanetin e përhapjes së mësimeve të Islamit në popullin tonë edhe neglizhimi i kësaj detyre na i sjell pastaj edhe këto fenomene të zemërngushtis karshi fëmijëve me nevoja të veçanta si rasti me Ëmblën.
Andaj, hoxhallarët duhet të punojnë me intensitet shumë të lartë në edukimin e popullit tonë për humanizëm dhe tolerancë, solidaritet dhe përkrahje të atyre që janë me Nevoja të veçanta dhe të mos lejojnë që të organizohen njerëzit me nënshkrime kundër kësaj kategorie.
Socializimi i tyre, sjellje e mëshirshme ndaj tyre, kujdesi dhe ngrohtësia që duhet tua japim kësaj kategorie u ndihmon shumë në socializimin dhe rehabilitimin e tyre.
Andaj këta hoxhallarë në vend se të merren me të vdekurit dhe procedurat përcjellëse, qelime, mevluda e hatme, ose me lufta imagjinare me shkolla të ndryshme të mendimeve islame, më mirë do ishtë ti aktivizojnë mektebet edhe mësimbesimin edhe të rrisin kualitetin e porosive të hutbeve të Ditës së Xhuma dhe të lënë gjurmë të pashlyera pozitive në brezat e ri, të cilët janë të sulmuar nga çdo anë për ti larguar nga Rruga e Zotit dhe Vlerat Morale Islame.
Bekir Halimi