1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rasti “Celula”, Prokuroria: Isa Fuga t’i pranojë të tre veprat

Më të lexuarat

Njëri nga pesë të akuzuarit të rastit “Celula”, Isa Fuga, shprehu gatishmëri për të pranuar një pjesë të fajit me të vetmin qëllim, të largohet nga burgu i Shutkës, ku kushtet janë katastrofale, njofton RTVM2.
I akuzuari thotë se ka pasur vetëm bisedë telefonike me një mik, i cili në atë moment ka qenë në luftën e Sirisë, por nuk e pranon veprën e plotë me të cilën ngarkohet.
Por, gjykatësi tha se për momentin ai nuk mund të bëjë rivlerësim të akuzës, pasi Isa Fuga akuzohet për tre vepra penale dhe duhet t’i pranojë të gjitha. Sipas tij, ka  prova që tregojnë se të akuzuarit janë fajtorë për veprën “pjesëmarrje në ushtri, struktura militare dhe paramilitare të huaja”.
Në aksionin “Celula”, në fillim ishin të akuzuar 11 persona, por gjashtë prej tyre pranuan fajin, mes të cilëve edhe hoxha i xhamisë “Tutunsuz”, Rexhep Memishi, të cilët morën dënime me burg prej 5-7 vjet. Pesë personat tjerë vendosën të vërtetën dhe drejtësinë t’a dëshmojnë në proces gjyqësor.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit