-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Rastësi apo e menduar? Ja çfarë thotë një aktivist i VV-së mbi emisionin Zona B

Më të lexuarat

Gjatë emisionit të sotëm në Zona B, Klan Kosova, ndodhën shumë gjëra të pashpjegueshme, si p.sh. fakti që Baton Haxhiut i jepen nga Policia xhirimet që nuk iu dhanë mjekëve të pavarur të caktuar nga familja Dehari. Por, ndër të tjera, ndodhi edhe diçka që mund të ketë kaluar pa u hetuar nga publiku.
Në kuadër të kamerës, në sfond të Shpendit, në krahun e tij të majtë, në fillim të emisionit qëndronte një djalë me flokë të zeza dhe me mjekër që duket qartë që është i trishtuar dhe i prekur nga ngjarja. Ky djalë qëndron deri te kronika për deklaratën e Ministres Dhurata Hoxha. Si duket regjisë dhe Batonit, nuk i ka pëlqyer fakti që në sfondin e Shpendit njerëzit të duken të prekur në lidhje me ngjarjen, sepse sigurisht Batoni e ka mendjen te forensika dhe jo te përgjegjësia e regjimit të Kosovës për vdekjen e Astritit apo te dhimbja që të gjithë ndjejnë për të. Kështu që, pas kronikës së Ministres, regjia dhe Batoni e ndërrojnë djalin e prekur nga ngjarja me një djalë më të moshuar, që luan me telefon në dorë dhe nënqesh e qesh me përçmim thuajse sa herë flet Shpendi. Pavarësisht dhimbjes që ne dhe shoqëria ndjejmë për vdekjen e Astriti, pavarësisht kërkesës legjitime për drejtësi, mesazhi indirekt që do t’i përcjellë publikut regjia e Zonës B dhe Batoni është një mesazh cinizmi ndaj gjithë ngjarjes.
Batoni sot na tha: “Kur do të ndalet idealizmi juaj?”
Unë i them Batonit: “Kur do të ndalen lojërat e tua të ulëta?”

Arianit Beqiri
Shikoni fotot më poshtë:1 2 3 4 5

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit