6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rasmussen: Gjendja në veri shqetësuese

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka vlerësuar se gjendja në veriun e Kosovës është “shqetësuese” dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të gjejnë zgjidhje paqësore për konfliktin, mirëpo ka përjashtuar ndarjen e Kosovës.

Ai ka theksuar se duhet gjetur zgjidhje politike, por duke përjashtuar ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, që e transmeton Rel, Rasmussen, ka thënë se është me rëndësi që në këtë çështje të shkohet hap pas hapi, derisa hapi i parë është krijimi i përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë, nën ombrellën e BE-së.

Ai ka thënë se edhe në të ardhmen, NATO do të ketë një prani prej 5 deri në 6 mijë ushtarë në Kosovë.

“Unë kam thënë se për ndarje të Kosovës as që mund të flitet dhe është me rëndësi që kjo të bëhet shumë e qartë për të gjithë në Ballkanin Perëndimor. Por, në këtë kuadër, është me rëndësi që qeveria në Prishtinë ta kuptojë rëndësinë e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në politikë dhe jetën publike në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Rasmussen.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit