-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rashiq: Presioni në veri shumë i madh, serbët e Kosovës po keqpërdoren nga një regjim autokratik

Më të lexuarat

Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pas mbledhjes së ekzekutivit ka mbajtur një konferencë për media, ndërsa ka folur për zgjedhjet në veri të vendit duke thënë se serbët në Kosovë po keqpërdoren nga një regjimi autokrat për të arritur qëllimet e veta, duke aluduar kështu në qeverinë e Beogradit.

Rashiq në konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi tha se asnjë sistem demokratik nuk do të dëshironte një përqindje aq të vogël të pjesëmarrjes në zgjedhje, që u mbajtën më 23 prill në katër komunat në veri të vendit.

“…Kjo që ka ndodhë në fundjavë është një zgjidhje e përkohshme, sepse asnjë sistem nuk preferon një përqindje aq të vogël, që 2-3-4 për qind që të votohet në një proces i quajtur demokratik, por është një planifikim apo vazhdimësi e keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat që i përdor serbët si mjet për të arritur qëllimet e veta…”, është shprehur ministri Rashiq.

Kreu që udhëheq me dikasterin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës tha se presioni në atë pjesë të vendit është shumë i madh.

Ai tha se është i gatshëm t’i takojë të gjithë ata që duan bashkëpunim.

Ministri Rashiq tha më tej se serbët e Kosovës humbasin më së shumti në rast se nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit e arritur kohë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit