4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Më të lexuarat

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka shpërndarë disa informata në lidhje me prapaskenat e sulmit terrorist në veri të vendit.

Rashiq ka thënë se grupi kriminal në veri ka pritur ndihmë nga jashtë pasi të njëjtit kishin mjaft armë dhe nuk do të tërhiqeshin aq lehtë.

“Nga të gjitha burimet thuhet se grupi nuk ka pasur planë të tërhiqet. Ka qenë e pritur që KFOR-i të marrë një rol të paqeruajtësit. E dyta, pajisjet që kanë qenë në atë vend nuk kanë qenë të planifikuara që të përdoren vetëm për një përdorim “ad-hoc”, por grupi kanë planifikuar të qëndrojnë më gjatë aty [për të luftuar]”, ka thënë Rashiq në RTV Dukagjini.

Rashiq ka thënë se para tre muajsh kanë ekzistuar disa informata se ka një kamp trajnimi ushtarak afër kufirit në Rashkë

Ai tha se megjithatë nuk e dinë se a lidhen këto ngjarje me sulmin terrorist së të dielës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Para tre muajsh, pas rrëzimit të barrikadave, ka ekzistuar një informatë, e morra edhe nga zëvendësi im Radimoraviq, se po krijohet një bindje, se ka indikacione se ka një kamp afër kufirit në Rashkë, ku disa njerëz po përgatiten ushtarakisht për diçka. Për veprimin që ka ndodh të dielën nuk e kam ditur a as nuk kam dëgjuar”, tha ai./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit