3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Rashid Nekkaz: si më lufton Franca për gjobat e paguara në emër të lirisë

Më të lexuarat

Rashid Nekkaz ka hyrë e po vijon të hyrë në histori si njeriu që ka marrë përsipër të paguajë gjobat e vena ndaj atyre grave që ndëshkohen për mbajtje burke, nikabi apo hixhabi, në vendet publike të disa shteteve europiane. Por ndërkaq, ai paguan gjoba dhe për të kundërtën, siç është rasti me Iranian.

Përse e bën këtë? Në një intervistë për Yeni Safak-un turk, biznesmeni dhe aktivisti algjerian, thotë se këtë e bën vetëm në emër të lirive njerëzore e jo në emër të fesë.     

Nekkaz, mbi të gjitha, ne do të donim të dinim më shumë për ty. Mund të na tregoni për aktivitetet tuaja?

Unë jam Presidenti i Ligës së të Drejtave të Njeriut – Hassiba, i cili mbron liritë civile në Algjeri dhe në mbarë botën. Falë pavarësisë financiare time, unë kam mjetet për të paguar gjobat, si për ato gra që veshin nikab në Evropë, si për ato të cilat nuk pranojnë të veshin hixhab në Iran.

Ju jeni një biznesmen algjerian dhe një politikan. Si është të jesh i suksesshëm në një vend si Franca?

Në vitin 2013 unë hoqa dorë nga shtetësia franceze, sepse nuk mund të mbështesë armikun, politikat diskriminuese të qeverisë franceze që vrasin lirinë dhe që sistematikisht synojnë muslimanët me ligje të padrejta. Franca nuk e respekton suksesin e atyre që kundërshtojnë ligjet e saj. Ata nuk u pëlqejnë kur tallen nga një musliman i cili është modern. Franca ka përdorur gjithçka që mund të më diskreditojë në sytë e opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar; auditimet e padrejta të taksave, shpifje nëpërmjet shtypit, bojkot mediatik, një sërë akuzash dhe gjykime

Pse e ndien nevojën për të mbështetur nikab /burka-n dhe hixhabin?

Unë nuk jam një teolog. Unë jam një aktivist universal i të drejtave të njeriut, i cili i mori seriozisht lëndët e filozofisë dhe historisë gjatë studimeve në Sorbonë. Unë jam besnik ndaj mësimeve të Volterit, mbështetës vetëm lirinë për veshur nikab në Evropë, edhe pse e kundërshtojë personalisht. Por unë gjithashtu mbroj lirinë e grave që të mos mbajnë hixhabin në Sudan dhe Iran. Unë kam qenë në Teheran, Iran, më 8 mars 2018, për të ndërmjetësuar lirimin e 29 grave që u arrestuan për heqjen e hixhabit në publik. Falënderoj autoritetet iraniane për çlirimin e tyre gjatë qëndrimit tim, i cili ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Çfarë mendoni për islamofobinë, veçanërisht në Francë dhe Evropë?

Sot, Franca nuk është më ajo që nga vitet 1980. Ajo është bërë më alergjike ndaj Islamit dhe muslimanëve. Islamofobia është bërë një fe e shtetit të Francës. Për fat të keq, që nga viti 2010, vendet e tjera evropiane e kanë ndjekur këtë trend të islamofobisë, duke votuar ligje që diskriminojnë gratë muslimane, si në Belgjikë, Zvicër, Holandë, Austri, Bullgari, Gjermani dhe Danimarkë. Unë personalisht kam për të ndërhyrë në të gjitha këto vende për të neutralizuar këto ligje të padrejta dhe për të garantuar lirinë e veshjes nëpërmjet pagesës të të gjitha gjobave.

Sa gra muslimane deri më tani janë ndëshkuar e më pas kompensuar nga ju?

Që nga viti 2010 kam paguar 1,552 gjoba, në shumën prej 315 mijë euro, duke përfshirë kostot ligjore në këto vende evropiane.

A mendoni se liria mund të kufizohet nga ndëshkimet dhe a nuk është kjo në kundërshtim me Evropën si vendi i lirisë?

 Besoj se qeveritë e Europës kanë filluar të ringjallur qëndrimet e tyre totalitare të shekullit të 17, kur katolikët vrisnin protestantët për shkak të fesë së tyre “disidente”. Sot, të njëjtat vende po bëjnë gabime, duke besuar se mund të zvogëlojnë ose kufizojnë liritë publike thjesht duke shqiptuar gjoba. Por përmes që kam themeluar në vitin 2010, po ju tregojë se një individ i vendosur mundet që në mënyrë efektive dhe paqësore të luftojë ligjet që vrasin liritë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit