2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Raportuesja e OKB-së: Ka arsye të drejta që tregojnë se Izraeli ka kryer “gjenocid” në Gaza

Më të lexuarat

Raportuesja e posaçme e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese tha se ka arsye të drejta për të besuar se pragu që tregon kryerjen e “gjenocidit” nga Izraeli kundër palestinezëve në Gaza është tejkaluar, transmeton Anadolu.

Në seancën e 55-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Albanese publikoi raportin me titull “Anatomia e një gjenocidi” i cili trajton sulmet e Izraelit kundër Gazës. Izraeli ka shkatërruar Gazën me sulmet e tij që vazhdojnë që nga 7 tetori, thuhet në raportin në të cilin përfshihen deklaratat se “Janë vrarë mbi 30 mijë palestinezë, ku mbi 13 mijë janë fëmijë”.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se mbi 71 mijë persona dhe fëmijë janë plagosur dhe kanë mbetur invalidë. Më tej thuhet se 70 për qind e zonave të vendbanimeve në Gaza janë shkatërruar ndërsa 80 për qind e popullatës është zhvendosur me forcë dhe se shumë trupa të pajetë kanë mbetur nën rrënoja.

“Mijëra persona janë arrestuar, janë keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe poshtëruese në mënyrë sistematike”, thuhet në raportin në të cilin nënvizohet se kjo traumë e paparashikueshme që kanë përjetuar palestinezët do të vazhdojë ndër breza.

Në raport vihet në dukje se ka arsye të drejta për të besuar se pragu që tregon kryerjen e “gjenocidit” nga Izraeli kundër palestinezëve në Gaza është tejkaluar. Një nga gjetjet më të rëndësishme për këtë çështje është se udhëheqja administrative dhe ushtarake si dhe ushtarët e Izraelit kanë shkelur në mënyrë të qëllimshme parimet e ligjit të luftës për të legjitimuar “dhunën gjenocidale kundër popullit palestinez”.
AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit