1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Raportimi i Al Jazeera-s mbi Palestinën i pandryshuar

Më të lexuarat

Në njoftim theksohet se Al Jazeera “edhe më tej do të raportojë për ngjarjet në territoret e pushtuara palestineze në mënyrë të paanshme dhe profesionale, duke respektuar standardet”

BEJRUT (AA) – Pas vendimit të Izraelit për mbylljen e zyrës së rrjetit medial Al Jazeera në Jerusalem, ai njoftoi se do të vazhdojë edhe më tej në të njëjtën mënyrë të raportojë për Palestinën, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për mbylljen e zyrës në Jerusalem vijoi pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, akuzoi Al Jazeera-n se nxit dhunën rreth kompleksit të xhamisë Al-Aksa, gjë të cilën rrjeti mediatik e hodhi poshtë.

Kohën e fundit ministrat izraelitë dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë kanë pasur akuza të ngjashme.

“Al Jazeera shprehu keqardhje për shkak të sjelljes së vendit i cili pohon se është ‘demokracia e vetme’ në Lindjen e Mesme”, theksohet në njoftimin e rrjetit.

Në njoftim theksohet se Al Jazeera “edhe më tej do të raportojë për ngjarjet në territoret e pushtuara palestineze në mënyrë të paanshme dhe profesionale, duke respektuar standardet.”

Ministri i Komunikimit i Izraelit, Ayoub Kara, të dielën deklaroi se Izraeli do të ndjek vendet arabe të cilat tashmë kanë mbyllur përfaqësitë e Al Jazeera-s, por nuk dha kohë se kur kjo mund të ndodhë.

“Izraeli është me vendet arabe të cilat luftojnë kundër radikalizmit fetarë dhe terrorizmit. Në Izrael nuk ka vend për televizion që nxit në terrorizëm. Izraeli për këtë ndjek Arabinë Saudite, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin të cilat mbyllën zyrat e Al Jazeera-s. Këto vende pohojnë se ky është një televizion që është mjet i DEASH-it, Hezbollahut dhe Iranit dhe ne pajtohemi me këtë pohim. Është e vërtetë se ne jemi vend demokratik, por luftojmë kundër atyre që janë kërcënim për sigurinë tonë”, tha ministri Kara.

Në fillim të muajit qershor, Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bllokuan marrëdhëniet me Katarin dhe e akuzuan se “mbështet radikalizimin dhe terrorizmin”. Blloku prosaudit në mënyrë shtesë dorëzoi një listë me 13 kërkesa që Katari duhet t’i përmbush për zhbllokim, ndërsa në mesin e atyre kërkesave është edhe mbyllja e rrjetit medial Al Jazeera, secila e të cilit është në Doha, dhe ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin.

Nga ana tjetër, autoritetet e Katarit mohojnë akuzat që ia imputon blloku prosaudit, ndërsa kërkesat për zhbllokim i vlerëson si shkelje të papranueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe lirisë, veçmas lirisë së medias.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit