3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Raporti: Shtohet trafikimi i qenieve njerëzore

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere prezanton raportin për krimin e organizuar në Gjermani
Në kohë si këto është vështirë të gjesh një temë në të cilën mungon fjala “refugjat”. Që kjo shfaqet në fushën e krimit të organizuar, megjithatë, nuk është një fenomen i ri. Në të kundërtën, sepse me trafikimin e qenieve njerëzore gjithmonë janë fituar shumë para. Dhe zhvillimi sipas ministrit të Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere, është “alarmant”. Vitin e kaluar janë regjistruar 2.149 raste kontrabande dhe trafikimi qeniesh njerëzore, në vitin 2013 ka pasur rreth 1.500, pra shumë më pak. Për vitin aktual de Maiziere dhe presidenti i Entit Federal për Krimet (BKA), Holger Munch, presin një rritje të mëtejshme.

Prerazi, ministri i Punëve të Brendshme kundërshtoi thashethemet se në kampet e refugjatëve ka forma të kriminalitetit të organizuar, si shantazh dhe kërkim parash për mbrojtje. “Për këtë nuk kemi prova konkrete.” Nuk ka asnjë arsye për një dyshim të përgjithshëm ndaj refugjatëve, tha de Maiziere. Në luftën kundër bandave të kontrabandës, Gjermania në bashkëpunim me Zyrën e Policisë Europiane (Europol) janë fokusuar në Ballkan dhe Turqi, tha shefi i BKA-së, Münch.

Numri i procedurave penale ka mbetur me 571 pothuajse i pandryshuar kundrejt vitit të kaluar (580). Shumica e proceseve kishin të bënin me kontrabandën dhe tregtinë e lëndëve narkotike. Një e treta e të gjitha rasteve ishin nga kjo fushë. Në pothuajse një në pesë procese lidheshin me kriminalitet në fushën e pronës. Këto përfshijnë vjedhje dhe vjedhje makinash. Edhe në rastin e këtyre veprave penale që quhen “klasike” ka bashkëpunim ndërkombëtar. Si shembull de Maiziere solli bashkëpunimin për luftimin e bandave kriminale gjeorgjiane, të cilat veprojnë në Gjermani dhe Francë.

Përqindja e të dyshuarve gjermanë po bie

Përmendjen e kombësive ministri i Brendshëm nuk do të kuptohet si stigmatizim. “Ne nuk tregojnë me gisht ndaj askujt”, theksoi ministri. Fjala është për një “pasqyrim esëll, dhe pa iluzion të situatës”. Sipas tij përqindja e të dyshuarve gjermane ka qenë 36.1 për qind nën nivelin e vitit të kaluar (40.5). Kurse pjesa e të dyshuarve jo-gjermanë u rrit nga rreth 59 në 62.6 për qind. Në pak më shumë se një përqind të rasteve nuk qe e mundur të përcaktohet shtetësia ose ishin persona pa shtetësi.

Për luftimin e kriminalitetit në të ardhmen si de Maizière dhe Münch duan të përmirësojnë kushtet e organeve të sigurisë, si dhe të shtojnë personelin. Po ashtu synohet një bashkëpunim më i ngushtë mes policisë dhe drejtësisë, si dhe një kooperim më i ngushtë ndërkombëtar. Presidenti i BKA-së dëshiron teknikë më të mirë dhe më shumë ekspertë në luftë kundër krimit kibernetik. Sipas tij në këtë fushë do të ketë rritje të kriminalitetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit