0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Raporti shokues: Njerëzit më të pasur në botë paguajnë më pak taksa

Më të lexuarat

Disa të dhëna shokuese janë publikuar në një faqe online të cilat tregojnë se sa pak taksa paguajnë miliarderët kryesorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Media ProPublica shkruan se i kanë rënë në dorë disa nga të dhënat e taksave të njerëzve më të pasur në botë përfshirë këtu Jeff Bezos, Elon Musk dhe Warren Buffett.

Sipas këtij website shefi i Amazon, Bezos nuk pagoi taksa në vitin 2007 dhe 2011, ndërsa Elon Musk nuk bëri asnjë pagesë në 2018.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i cilësoi rrjedhjen e këtyre dokumenteve si të jashtëligjshme ndërsa FBI dhe autoritetet e taksave kanë nisur hetimet.

ProPublica shprehet se po analizon informacionin e vlefshëm nga të dhënat e Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave mbi taksat e miliarderëve dhe se shumë shpejt do të japin informacione të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit