1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Raporti mbi retorikën e Gylenit: Të papranueshme interpretimet fetare mbi halucinacione

Më të lexuarat

Këshilli Suprem i Drejtorisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), publikoi raportin “Keqpërdorimi i religjionit përmes retorikës së organizatës terroriste FETO”

ANKARA (AA) – Në raportin e Drejtorisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë, të publikuar dje në Ankara theksohet se Fetullah Gjylen, udhëheqësi i organizatës terroriste FETO, në mënyrë sistematike ka punuar në atë që në mesin e anëtarësisë së vet të konsiderohet si një person mbinatyror të cilin Zoti e ka zgjedhur të jetë rojtar i Islamit në kohën para përfundimit të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Suprem i Drejtorisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), publikoi raportin “Keqpërdorimi i religjionit përmes retorikës së organizatës terroriste FETO”, ndërsa bëhet fjalë për një analizë të retorikës fetare të cilën gjatë 40 viteve të fundit e ka përdorur udhëheqësi i organizatës terroriste Fetullah Gylen.

Analiza, e bërë me urdhër të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan pasi FETO në korrik të vitit të kaluar kreu tentim të dështuar për grusht shteti, zbulon të gjitha detajet për atë se si Gylen ka abuzuar ndjenjat fetare dhe ka mashtruar dhe joshur anëtarët e organizatës terroriste FETO.

Raporti, i cili tregon edhe për dëmtimin që FETO ka shkaktuar fesë Islame, është shkruar në 140 faqe, ndërsa bazohet mbi analizën e 80 librave dhe dëgjimit të video-materialeve në kohëzgjatje prej 670 orëve, që ka të bëjë me paraqitjen e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO.

Vërehet se Fetullah Gylen që nga fillimi i veprimit të tij në mënyrë sistematike ka punuar në atë që të paraqitet si një krijesë mbinatyrore, e jo si njeri i barabartë me të tjerët. Duke iu prezantuar ithtarëve të vet si “i zgjedhur”, Gylen rreth vetes ka krijuar një rreth në të cilin e kanë trajtuar si i dërguar i Zotit dhe se kjo bashkësi është gjerenata e re e muslimanëve.

Duke u prezantuar si njeri i dijshëm dhe njohës i mirë i Islamit, Gylen ka bindur ithtarët e tij në idetë e tij të shtrembëruara dhe urdhërat e tij i prezantonte si të jenë drejtpërdrejt të ardhura nga profeti Muhamed.

Duke abuzuar me fenë, ka folur se “në ëndërr dhe zgjuar ka parë profetin dhe nga ai merr urdhërat të cilat ia transmeton anëtarëve të organizatës së tij”.

Në raportin theksohen shembuj dhe fragmente nga fjalimet e Gylenit, në të cilat përhapte ide të shtrembëruara dhe të rrezikshme. Të gjitha shembujt mbështeten në video dhe audio incizime.

Në raport theksohet se Gylen është prezantuar si një prizëm i cili anëtarëve të organizatës së tij u ka dërguar instruksione të drejtpërdrejta nga Zoti, madje ka shkuar deri aty saqë ka deklaruar se “fyerja ndaj tij, është edhe fyerje ndaj Zotit”. Gylen ka deklaruar se do të digjen në zjarr të gjithë ata që nuk i nënshtrohen.

Udhëheqësi i FETO-s Gylen gjatë fjalimeve të tij ithtarët e tij i ka bindur se do të angazhohet për ata që botën e ardhshme t’i dërgojë në parajsë, ndërsa të gjitha mallkimet e tij do të dëgjohen dhe të gjithë që do ta dëmtojnë do të përfundojnë në zjarr.

Me paraqitje teatrale, Gylen ka treguar disa gjëra dhe anegdota personale, dhe në këtë mënyrë ka ushtruar njëfarë lloj hipnoze mbi anëtarësinë, të cilët porositë e tij i ka pranuar pa ankesë. Mes shembujve të shumtë të cilat janë analizuar, në raport theksohet edhe përsëritja e shpeshtë e pohimit të Gylenit se edhe gjyshja e tij ka qenë një grua e veçantë dhe është ringjallur pas vdekjes.

Ekspertët rikujtojnë se sipas Kuranit dhe burimeve kryesore të Islamit, një dukuri e tillë është e mundur vetëm në raste të veçanta, lidhur me të dërguar të Zotit.

“Nëna e nënës sime ndërroi jetë, më pas u ringjall dhe u kthye. Ia mbyllën sytë, e dorëzuan, nuk e di sa ka zgjatur kjo, ndërsa nëna ime më tregoi se pastaj u ringjall dhe jetoi edhe disa vite. Fliste se ka shkuar në atë botë. Ishte grua e veçantë…” shpesh fliste Gylen në tubimet e tij.

Në raport thuhet se në islam janë të papranueshme ideologjitë e udhëheqësit të kultit siç prezantohet Gylen tashmë katër dekada, porse burimet kryesore të Islamit janë Kurani, suneti dhe konsensusi i dijetarëve islam.

“Përveç Kuranit, sunetit dhe ixhmasë (konsensusit të dijetarëve islam), nuk ka burim dhe mënyrë tjetër të pranueshme të orientimit të jetës së njerëzve dhe bashkësisë. Inspirimet mbinatyrore, ëndrrat, zbulesat nuk janë të besueshme dhe secili që me këto metoda tenton të drejtojë bashkësinë doemos duhet të rishqyrtohet dhe analizohet në pajtim me burimet themelore të Islamit. Nuk guxon të dëgjohen njerëzit të cilët fenë e perceptojnë përmes imagjinatës subjektive, hutisë dhe halucinacioneve siç bën Gylen. Në të kundërtën, është e pamundur të evitohet edhe faji personal”, theksohet në konstatimin e raportit të cilin e përpiloi Drejtoria për Çështje Fetare e Republikës së Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit