3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Raporti, lindshmëria në SHBA në nivelin më të ulët në një shekull

Më të lexuarat

Një raport i publikuar të mërkurën tregon se niveli i lindjeve në Shtetet e Bashkuara ra me 4 për qind vitin e kaluar, rënia më e thellë e regjistruar në 42 vjet, dhe niveli më i ulët që nga koha e regjistrimit të të dhënave mbi lindshmërinë, më shumë se një shekull më parë.

Qendra Kombëtare e Statistikave mbi Shëndetin, strukturë e Qendrave të për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se numri i përgjithshëm i lindjeve ka rënë mes grave të çdo grup-moshe, race dhe etnie, duke pësuar një rënie në 55.8 lindje për 1,000 gra, mes moshave 14 dhe 44 vjeç.

Raporti tregon se numri i lindjeve ka rënë në 3,605,201 ose 4 për qind rënie që nga viti 2019. Ky është viti i gjashtë radhazi që kjo shifër bie mesatarisht dy për qind në vit. Krahasimet bëhen me numrin e lindjeve në 2007 që llogaritej në 4.3 milionë.

Raporti tregon se lindshmëria mes 15 në 19 vjeçareve kanë rënë 8 për qind nga 2019, viti i 30-të radhazi qe ajo bie mes asaj grupmoshe.

Sipas përkatësisë etnike, nivelet e lindjeve ranë 8 për qind për gratë aziatiko-amerikane, 3 për qind për gratë hispanike; 4 për qind për gratë afrikano amerikane dhe ato te bardha; dhe 6 për qind për gratë indigjene.

Përqindja e foshnjave të lindura me peshë të vogël dhe parakohe, në më pak se 37 javë të shtatzënisë, ra pak, në 10 për qind, pas një rritje të pësuar për pesë vjet me radhë.

Të dhënat konsiderohen të përkohshme sepse bazohen në 99.87 për qind të të gjitha të dhënava mbi lindjet e vitit 2020 të marra dhe të përpunuara nga Qendra Kombëtare e Statistikave Shëndetësore që nga 11 shkurti 2021. Krahasimet bëhen me të dhënat përfundimtare të vitit 2019 dhe vitet e mëparshme./VOA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit