1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Raporti i OKB-së: Racizëm sistematik kundër njerëzve me prejardhje afrikane

Më të lexuarat

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, publikoi të hënën studimin njëvjeçar mbi racizmin sistematik në botës dhe u bëri thirrje vendeve që të miratojnë “axhenda transformuese” për të çrrënjosur këtë problem.

Përmes një njoftimi, Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së tha se raporti nisi të hartohej qershorin e vitit të kaluar pas vdekjes së George Floydit në duart e një oficeri policie në Mineapolis të ShBA-së.

Qëllimi është krijimi i një raporti gjithëpërfshirës mbi racizmit sistematik, shkeljen e ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kundër afrikanëve dhe atyre me prejardhje afrikane nga strukturat e zbatimit të ligjit, reagimet e qeverive ndaj protestave paqësore kundër racizmit, si dhe llogaridhënien e dëmshpërblimin për viktimat.

Analiza e raportit bazohet në konsultime të kryera në internet me më shumë se 340 persona, shumica prej të cilëve afrikano-amerikanë. Zyra e zonjës Backelet siguroi informacione për më shumë se 250 raste vdekjesh të afrikanëve dhe njerëzve me prejardhje afrikane në Evropë dhe Amerikë, ku në të paktën 190 prej tyre përfshiheshin zyrtarë të zbatimit të ligjit.

Sipas raportit që përfshin shumë vende dhe më së shumti Amerikën e Veriut, atë të Jugut dhe Evropën, njerëz me prejardhje afrikane jetojnë në mënyrë në varfëri më të madhe krahasuar me pjesën tjetër të shoqërisë dhe përballen me pengesa serioze në qasjen e të drejtave të tyre për arsimim, kujdes shëndetësor, punësim, strehim të përshtatshëm, ujë të pastër si dhe pjesëmarrje në politikë apo të drejta të tjera themelore të njeriut.

Në një video deklaratë nga selia e organizatës në Gjenevë, zonja Bachelet u bëri thirrje “të gjitha shteteve të ndalojnë mohimin e të luftojnë racizmin”.

“Status Quo-ja është e paqëndrueshme”, tha ajo. “Racizmi sistematik ka nevojë për një përgjigje sistematike. Kemi nevojë për një qasje transformuese që trajton zonat e ndërlidhura që nxisin racizmin dhe çojnë në përsëritjen e tragjedive, të cilat janë tërësisht të shmangshme sikurse vdekja e George Floydit”, shtoi zonja Bachelet.

Sugjerimet e komisioneres së lartë përfshijnë reformën e policisë, sistemit të drejtësisë si dhe në disa raste dëmshpërblimet.

“Shtetet duhet të tregojnë vullnet më të fortë politik për të përshpejtuar veprimet për drejtësi racore, përmirësim dhe barazi përmes angazhimeve konkrete, zotime me afate të paracaktuara për të arritur rezultate”, tha ajo./VOA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit