19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Raporti i BE-së për EULEX-in: Nuk ka kurrfarë kuptimi të vazhdohet kësisoj me misionin

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka njoftuar se e ka pranuar raportin nga profesori Jean-Paul Jacqué për rishikimin e implementimit të mandatit të EULEX-it Kosovë, me fokusim të veçantë në trajtimin e akuzave të fundit.
 
Mogherini, në deklaratën e saj rreth këtij raporti, thotë se e falënderon atë shumë për punën e tij.
 
“Në përputhje me premtimin tim për të siguruar transparencë maksimale, sot ia kam dërguar raportin Parlamentit Evropian dhe Shteteve Anëtare të BE-së. Ne gjithashtu do ta bëjmë këtë raport publik”, ka thënë ajo në deklaratën e saj publike, raporton Koha.net.
 
Tutje ajo tha se shërbimet janë duke e studiuar këtë raport me kujdes dhe po shqyrtojmë rrugët më të mirë për adresimin e rekomandimeve që ai përmban.
 
Në vijim ju sjellim përmbledhjen e raportit të profesorit Jean-Paul Jacqué rreth misionit EULEX:
 
Duhet theksuar se për arsye të privatësisë së individëve dhe me qëllim të mbrojtjes së interesave të Bashkimit, referimet në emrat dhe inicialet e personave si dhe të disa kualifikimeve janë fshirë me të zezë. Në të njëjtën mënyrë, përmbajtja e shtojcës 4 që ka të bëjë me përgjimet e komunikimeve që janë pjesë e hetimit gjyqësor aktual është fshirë. Pjesa tjetër e raportit është e pandryshuar.
 
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
 
Unë, pasi që kam shpenzuar katër muaj duke zhvilluar hetime në vend të ngjarjes dhe duke shqyrtuar prova, pasi kam kryer më shumë se 40 intervista me të gjithë personat e përfshirë, kam arritur në përfundimet si në vijim:
 
Rreth trajtimit të rastit
 
1. Është fakt se (___) në qershor të 2012-së përmes mbikëqyrësve të saj u ka parashtruar autoriteteve të Misionit të EULEX-it një raport të përcjellë me transkriptet e bisedës së përgjuar të një të burgosuri që zbulonin se ai i burgosur dëshironte të kishte ose kishte pasur kontakt me gjyqtarët dhe prokurorët për ta aranzhuar që ai të lirohej si dhe të lirohej nga akuza. Këto transkripte nuk përmbanin ndonjë referencë rreth pagesës së parave.
 
2. (__) do të mund të konsiderohej si lajmëtare e brendshme dhe nuk është dashtë të iu nënshtrohet paragjykimit në bazë të veprimeve të saj.
 
3. Shefi i Misionit (SHiM) dhe Zëvendës Shefi i Misionit (ZSHiM) në atë kohë nuk kanë konsideruar se këto dokumente kishin nevojë për hetim të brendshëm, ngase raporti dhe veçanërisht shënimi përcjellës shprehnin dyshime nëse dokumentet në të vërtetë pasqyronin realitetin dhe përvoja e tyre në inteligjencë i solli në të njëjtin përfundim. Nuk ishte e mundur të vërtetohej nëse ata i raportuan Brukselit.
 
4. Në mars 2013-së u mblodhën informata të reja nga shërbimet e inteligjencës së Misionit për pretendimet e njëjta për korrupsion, SHiM vendosi, në marrëveshje me Komandantin e Komandës së Operimeve Civile (CivOpsCdr), të caktojë me detyrë një grup të posaçëm për të kryer një hetim nën autoritetin e Kryesuesit të Zyrës Ekzekutive (__) të Misionit.
 
5. Askush tjetër nuk u informua përveç atyre të cekur më lart si dhe anëtarët e grupit hetues që u krijua, qoftë në Prishtinë ose Bruksel.
 
6. Grupi hetues preliminar në raportin e tyre arriti në përfundim duke theksuar se nuk kishte gjetur ndonjë provë për të mbështetur pretendimet, mirëpo se ndërmjetësit si dhe avokatët vendorë duhej ndjekur penalisht.
 
7. SHiM dhe KKOC morën vendim të përbashkët për ta emëruar një prokuror special, duke iu mënjanuar Planit Operacional (OPLAN), dhe ta caktojnë këtë prokuror në një ekip të përbashkët të përzier me një prokuror kosovar. Vetëm personat që drejtpërdrejt ishin të përfshirë ishin njoftuar.
 
8. Prokurori special ishte rekrutuar në bazë të aftësisë dhe kishte filluar punën.
 
9. Me largimin e Komandantin të Komandës së Operimeve Civile, as ushtruesi i detyrës së KKOC si dhe as pasuesi i tij nuk ishin njoftuar për këtë operacion.
 
10. Kur filluan të qarkullojnë thashethemet në shtyp, UD i KKOC ishte pyetur nga (___) dhe ishte në gjendje të përgjigjej në mirëbesim se nuk ishte duke u zhvilluar ndonjë hetim, megjithëse pas shumë pak kohe ishte parashtruar një kërkesë për heqjen e imunitetit.
 
11. Aranzhimet u bën që kjo kërkesë të përmbushej pjesërisht, vetëm për nevojat e hetimit.
 
12. Rreth procedurës që ishte përdorur në këtë rast si dhe rreth ligjshmërisë së saj ishin bërë pyetje. Për kundër pretendimeve të caktuara, vendimi ishte marr për ta mbështetur hetimin pa rezerva.
 
13. Në atë kohë shtypi e publikoi rastin, pjesërisht sipas dokumenteve të shkruara nga (___) (shih më poshtë).
 
14. Për të parandaluar ndonjë të papritur tjetër si rezultat i zhvillimeve politike që lidheshin me rastin, CPCC u morë vesh me prokurorin se ai do ta njoftonte CPCC rreth pasojave të mundshme të ngjarjeve politike, pa dhënë ndonjë informacion rreth substancës së rastit. Do të varej nga prokurori që ta gjykoj se çfarë informacioneve do të mund të jepte për ta ruajtur pavarësinë gjyqësore.
 
15. Prokurori ka konfirmuar se nuk ishte vënë nën presion për ta mbyllur rastin. Ai vuri në dukje se kishte hasur në çështje administrative të cilat, pas hetimit, dolën se kishin qenë çështje të zakonshme administrative lidhur me ndryshimet e stafit dhe rekrutimit.
 
16. Në përfundim, një hetim do të duhej nisur qysh në fillim. Me këtë do të parandaloheshin çështjet që u paraqitën më vonë rreth përdorimit të procedurave sekrete dhe speciale, të cilat nxitën dyshime për maskim të cilat fatmirësisht dolën se ishin pabazë. Komunikimi në mes të Prishtinës dhe Brukselit brenda CPCC ishte posaçërisht i dobët. Përderisa nuk ishte e nevojshme për të hyrë në hollësi të rastit që iu nënshtrohej fshehtësisë së hetimit, njohuria se në fakt ekzistonte një rast do të kishte parandaluar keqkuptimet dhe do të mundësonte komunikim efektiv atëherë kur shtypi doli me paraqitjet e veta. Mendoj se qysh prej fillimit në këtë rast do duhej të ishin ndjekur procedurat standarde, të cilat do të parandalonin problemet e përshkruara më lartë.
 
Rreth trajtimi të (___).
 
1. Si lajmëtare e brendshme (__) nuk do të duhej të iu ishte nënshtruar ndonjë paragjykimi të brendshëm, fakt ky që SHiM ia kishte konfirmuar asaj.
 
2. Të gjitha pretendimet e saj i ishin nënshtruar një hetimi të brendshëm kur ato ishin parashtruar në administratë.
 
3. Dy procedurat disiplinore të hapura kundër saj ishin të bazuar në fakte dhe ishin të arsyetuara. Njëra prej tyre rezultoi me ndëshkim me të ulët të mundshëm (paralajmërim verbal), ndërsa tjetra ishte mbyllur.
 
4. Ankesat e (___) buronin nga fakti se ajo donte që vlerësimin e saj për korrupsionin e pretenduar ta ndërlidhte me hetimet disiplinore.
 
5. Asnjë rast nuk iu ishte marr asaj dhe asnjë rast nuk iu ishte bllokuar. Rastin që ajo e cek (rasti i vrasjes së trefishtë) ishte rast vendor, jo rast i EULEX-it, dhe procedura ishte duke përfunduar. Ekzistonin baza të arsyeshme që thjeshtë rasti të lihej në rrjedhën e vet, qoftë edhe nëse do të mund të argumentohej ndryshe. Është e kuptueshme se (__) e bindur në pafajësinë e njërit prej të akuzuarve, donte ta ri-hapte rastin. Çdokush e di se përfundimi i një gjykimi nuk është e vërteta por e vërteta gjyqësore, që është krejtësisht diçka tjetër, dhe varet nga vlerësimi i (__) që ajo nuk donte ta pranonte atë.
 
6. Informacioni që ajo i paraqiti për ta ri-hapur rastin ishte shqyrtuar gjatë procedurës nga ana e gjyqtarëve, të cilët nuk e gjetën atë si provuese. E njëjta gjë vlente edhe për përgjimet që gjendeshin në raportin e saj.
 
7. Ekzistimi i komplotit kundër saj nga një grup i kolegëve nuk është i mbështetur në ndonjë provë tjetër përveç faktit se disa kolegë shoqëroheshin së bashku, e që del nga thashethemet, disa prej të cilave janë të pasakta.
 
8. Është, megjithatë, e vërtetë se ajo nuk ka pasur marrëdhënie të mira me eprorin e saj, dhe se nuk ishin ndërmarr të gjitha përpjekjet që ajo të ndihej rehat në punën e saj, dhe që ajo me arsye ka mund të jetë ndier e lënë anash.
 
9. Pretendimet e saj se në të kaluarën ishin rekrutuar prokurorë jo të zotë nuk qëndruan me rastin e shqyrtimit të dosjeve të personave në fjalë, dhe në synim ishin personat të cilët do të ishin konkurrent të drejtpërdrejt në konkurrencën që do pasonte.
 
10. Ajo nuk është pushur nga puna, por nuk e ka kaluar konkurrencën e hapur në rekrutimin pas marrjes së vendimit për zvogëlimin e numrit të prokurorëve të deleguar. Nga vlerësimi i përbërjes së bordit dhe pyetjet e parashtruara nuk u zbulua se ndaj saj ka pasur ndonjë diskriminim. Megjithëse ajo nuk e ndjente atë vetëbesimin që kërkohej që të vendosej në performancë të jashtëzakonshme, thjeshtësia e pyetjeve do duhej t’ia kishte mundësuar asaj, duke pasur parasysh nivelin e saj të përvojës, që të dilte e dalluar pa ndonjë vështirësi.
 
11. Suspendimi i saj nuk ishte, përkundër asaj se çka beson ajo, një dënim disiplinor, por një masë preventive e cila kishte për qëllim të parandalojë rrjedhjen e mëtutjeshme në shtyp dhe ishte arsyetuar me faktin, megjithëse ajo nuk ishte përgjegjëse për rrjedhjet, dokumentet e përdorura si bazë për artikujt ishin të shkruara nga ajo.
 
12. Sipas ligjeve të BE-së ajo nuk mund të konsiderohet si lajmëtare e jashtme. Natyra e përmbledhjeve ekzekutive është e tillë që të jetë e ngjeshur dhe të i shmangen nuancës. Të gjitha pyetjet e lartcekura janë trajtuar më hollësishëm në këtë raport.
 
REKOMANDIMET
 
Lidhur me funksionimin e degës ekzekutive
 
Sa i përket mënyrës se si ka qëndruar dega ekzekutive deri më tani, në një formë ose tjetër, këshillohet të:
 
1. Kihet kujdes që kur bëhet rekrutimi i anëtarëve të ofrohen poste afatgjatë për të siguruar menaxhimin e pandërprerë të rasteve dhe të përshpejtojnë procedurat e zëvendësimit me qëllim të ofrimit të vazhdimësisë më të madhe.
 
2. Bëhet i obligueshëm pranim dorëzimi i rasteve në përfundim të secilit post.
 
3. Nxirren udhëzues që qartësojnë përgjegjësitë e secilit staf të deleguar lidhur me vendin kontribuues dhe misionin, përkatësisht.
 
4. Zhvillohet ndjenë e përbashkët e përkatësisë duke hartuar rregulla të zakonshme të etikës.
 
5. Harmonizohen, për aq sa është e mundur, shkallët e kompensimit për stafin e kontraktuar dhe atë të deleguar.
 
6. Fuqizohet kontrolli hierarkik lidhur me performancën dhe rezultatet përmes statistikave të përpikta si në nivel të misionit ashtu edhe të CPCC-së, për tu siguruar se janë arritur caqet dhe të futen praktika të reja në përmirësimin e rezultateve.
 
7. Delegohet kontrolli i masave disiplinore te ndonjë organ i jashtëm të pavarur i përbërë nga gjyqtarë të nivelit të lartë të autorizuar për të hetuar dhe caktuar dënimet.
 
Lidhur me funksionimin e Misionit
 
1. Rregullat e regjistrimit të dokumenteve duhet të respektohen në përpikëri.
 
2. Përveç përpjekjes për ruajtjen e konfidencialitetit, do të ishte e udhës që edhe më tepër të ngrihet vetëdijesimi i stafit lidhur me çështjet e sigurisë dhe të sigurohet që komunikimi të bëhet vetëm në parimin e bazuar në “nevoja për të ditur”. Ajo politikë tashmë është në zbatim, por duhet të zbatohet në mënyrë më efektive.
 
3. Çfarëdo pretendimi lidhur me korrupsionin, pa marrë parasysh çfarëdo aktgjykimi që do mund të merret duke u bazuar në besueshmërinë e tij, duhet të i nënshtrohet hetimeve të brendshme dhe një vendimi të arsyetuar.
 
4. Nëse del se faktet e pretenduara janë serioze dhe se ato pretendime kanë mbështetje të mjaftueshme, personi në fjalë duhet suspenduar me pagesë të plotë të paktën deri në përfundimin e hetimeve të brendshme.
 
5. Në të ardhme duhet shmangur zgjidhjet ad-hoc efekti i vetëm i të cilave është se i vë në dyshim drejtimin e veprimeve.
 
6. Lidhur me procedurën e ndjekur për rastin në fjalë madje edhe nëse ka dyshime për ligjshmërinë e procedurës së ndjekur, i vetmi drejtim i mundshëm i veprimit është të i shkohet deri në fund me gjithë përkrahjen e mundshme dhe duke zgjeruar përfshirjen e prokurorit të EULEX-it përgjegjës për rastin, nëse ai e dëshiron këtë, deri në përfundim të procedurës.
 
7. Këshillohet themelimi, bashkë me misionin, parimet e strategjisë së komunikimit bazuar në transparencën më të madhe të mundshme me media; ato parime duhet përcaktuar në bashkëpunim me Brukselin, me të cilat sigurohet qasje e qëndrueshme dhe duke mundësuar, përmes palëve punuese në fjalë, që Parlamenti Evropian dhe Vendet Anëtare të informohen me kohë. Kjo nuk nënkupton se të gjitha komunikimet duhet të i nënshtrohen miratimit ose mikro-menaxhmentit por veprimet duhet të bazohen në disa udhëzime të përbashkëta dhe të përgjithshme.
 
8. Misioni duhet të përpiqet të krijojë marrëdhënie besimi me shtypin vendor në pikëpamje të bashkëpunimit, ndërkohë duke respektuar obligimet e veçanta të secilit person.
 
9. Kur Shefi i Misionit apo ndonjë zyrtar i lartë i CPCC-së largohet, është jetike dhe logjike, që menaxheri në largim të gjitha informatat të ia dorëzojë drejtpërdrejt menaxherit që vjen. Po të kishte ndodhur kjo, atëherë pretendimet për mbulesë do të ishin shmangur.
 
10. Në të ardhmen rregullat lidhur me përvojën profesionale gjatë procedurës së përzgjedhjes duhet aplikuar në mënyrë më rigoroze udhëzimeve. Përveç kësaj gjatë përzgjedhje së anëtarëve të bordit duhet shmangur caktimin e personave që janë profesionalisht shumë afër me kandidatët. Në këtë mënyrë do të sigurohej pavarësia e bordit dhe rreziku i ndonjë kritike të përjetuar për këtë do të zvogëlohej.
 
Lidhur me misionin ekzekutiv
 
1. I mbetet autoriteteve të vendosin se çfarë do bëhet me misionin, duke pasur parasysh se sistemi i tanishëm gjyqësor në Kosovë duket se ende nuk është i aftë të ia dalë mbanë me sfidat e korrupsionit dhe krimit të organizuar që e përcjellin.
 
2. Vazhdimi i pranisë së EULEX-it është i realizueshëm vetëm nëse bëhen reforma gjithëpërfshirëse për përmirësimin e efikasitetit të tij dhe me këtë edhe besueshmërisë. Nuk ka kurrfarë kuptimi të qëndrohet këtu vetëm sa për të bërë të njëjtën gjë.
 
3. Nëse në fakt do të eliminohej dega ekzekutive, një numër i madh i proceduarve në zhvillim rrezikojnë të zhduken apo të harrohen. Është e rëndësishme të krijohet një mekanizëm për vlerësim dhe monitorim të këtyre rasteve.
 
4. Sidoqoftë, duhet vendosur një lloj më i fuqizuar i MMA-së (Monitorim, Mentorim dhe Këshillim) për gjyqtarët dhe prokurorët vendorë. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit