Shtetet e Bashkuara janë të parat në botë në numrin e armëve të zjarrit personal, me deri në 120.5 armë për njëqind banorë, sipas raportit të organizatës së pavarur “World Population Review” me seli në Shtetet e Bashkuara për 2021, ndërsa në rajon, Serbia dhe Mali i Zi është në krye të kësaj liste.
Pothuajse 394 milion armë janë të regjistruara legalisht në duart e civilëve në SHBA, që do të thotë se ka më shumë armë sesa njerëz, sepse sipas të dhënave të WPR, popullsia amerikane ka gati 333 milion banorë.
Në faqen e internetit të organizatës thuhet se shumë qytetarë të SHBA nuk kanë armë, ndërsa, nga ana tjetër, shumë veta kanë shumë sosh.
Sipas të dhënave të asaj organizate, nga vendet evropiane, Serbia dhe Mali i Zi kanë armët më të raportuara për kokë banori, të cilat ndanin vendin e pestë dhe të gjashtë në listën WPR, me 39.1 copë armë personale për 100 banorë.
Armë të raportuara
Në vendin e dytë në atë listë, pas Shteteve të Bashkuara, janë Ishujt Falkland me 62.1 armë për 100 banorë, në vendin e tretë është Jemeni me 52.8 armë dhe në vendin e katërt është Kaledonia e Re (42.5 copë).
Vendi i shtatë dhe i tetë ndahen nga Uruguaji dhe Kanada me 34.7 armë secila, në vendin e 9-të është Qipro (34), dhe në vendin e dhjetë është Finlanda (32.4 copë).
Kur shikoni numrin e përgjithshëm të armëve, mund të vërehet e popullsia e Serbisë ka 2,719,000 armë dhe Mali i Zi 245 mijë.
Këto të dhëna i referohen vetëm armëve që janë raportuar rregullisht në institucionet kompetente, ndërsa numri i atyre që nuk janë raportuar, dmth. i paligjshëm nuk mund të përcaktohet me siguri, sepse nuk ka të dhëna zyrtare rreth tyre. /tesheshi.com/