2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Raport denoncues mbi Islamofobinë në Europë

Më të lexuarat

BE, me koordinator për antisemitizmin por jo antimuslimanizmin

Kolektivi kundër Islamofobisë në Evropë (CCIE) identifikoi 527 akte islamofobike në vitin 2022, nga të cilat 81 për qind i referohen grave.

Kjo organizatë jofitimprurëse saktëson se 501 nga 527 aplikimet janë regjistruar në Francë.

Këto akte janë të natyrës së ndryshme, si diskriminim, provokime dhe nxitje urrejtjeje, fyerje, ngacmime morale, shpifje dhe sulme fizike.

Kolektivi thekson se “lufta kundër “radikalizimit” vazhdon të krijojë, ushqejë dhe forcojë stigmatizimin e muslimanëve në të gjithë Evropën, duke krijuar një klimë dyshimi që lejon sulme të vazhdueshme ndaj të drejtave dhe lirive të tyre themelore” dhe është “burimi shkeljesh i të drejtave serioze të njeriut”.

Siç thotë raporti, dyshimet e vazhdueshme ndaj komuniteteve dhe individëve myslimanë krijojnë pasoja psikologjike, dhe lufta kundër radikalizimit është ende e fokusuar tek individët shumë të rinj, adoleshentët dhe fëmijët, ndërsa ndikimi në shëndetin e tyre mendor kryesisht injorohet.

Rekomandime për BE-në

Kolektivi i bën disa rekomandime Bashkimit Evropian. Sipas tyre, përgjegjësia e Komisionit Evropian dhe e të gjitha vendeve anëtare është që të marrin parasysh dimensionin strukturor të islamofobisë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Konkluzionet mbi racizmin dhe antisemitizmin, të miratuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 4 mars 2022 nën presidencën franceze të Unionit, nuk përmendin racizmin strukturor apo institucional. Vihet re se Komisioni Evropian ka refuzuar kërkesën për emërimin e një koordinatori për urrejtjen anti-muslimane, ndërsa ka caktuar një koordinator për antisemitizmin.

Në raportin e tij vjetor, Kolektivi thekson ngritjen e së djathtës ekstreme në vitin 2022 dhe tregon nevojën për të luftuar kundër urrejtjes dhe racizmit të së djathtës ekstreme.

“Duke pasur parasysh shkallën e kërcënimit që paraqet e djathta ekstreme ndaj integritetit të burrave dhe grave muslimane në Evropë, është urgjente t’i jepet një shkallë e lartë prioriteti në luftën kundër të gjitha formave të shprehjes raciste dhe islamofobike që burojnë nga e djathta ekstreme”, thuhet në raport.

Kolektivi kundër Islamofobisë u themelua në Belgjikë në nëntor 2020. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit