Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në festën e Vitit të Ri, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka filluar shpërndarjen e dhuratave ndaj shumëkujt për festën e fundit vitit.
Haradinaj si kryeministër ka dërguar shumë personave një uiski dhuratë për Vitin e Ri, shkruan Insajderi.
Ndërkohë sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka kërkuar të mos përdorën armët për të festuar Vitin e Ri, pavarësisht se ka lartësuar përdorimin e armëve.
“E kam përmendur edhe në një intervistë se qitja me armë është traditë shqiptare, me të vërtetë është traditë e hershme shqiptare, por kjo nuk na bënë nder. Le të kursehemi, të mos ketë incidente tjera”, tha Haradinaj sot gjatë mbledhjes së Qeverisë.