-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ramush Haradinaj kryeministri me pagën më të madhe në Ballkan, 1300 € më shumë se Edi Rama

Më të lexuarat

Lajmi se kryeministri Haradinaj ia rriti pagën vetes në 2 mijë e 950 euro bëri mjaft bujë gjatë ditës së djeshme.

Veç kësaj, Haradinaj rriti edhe pagat e zëvendëskryeministrave, ministrave, zv/ministrave, këshilltarëve dhe stafit tjerë, shkruan lajmi.netZv/kryeministrat do të paguhen 2 mijë e 500 euro në muaj, kurse ministrat 2 mijë euro.

Por sa paguhen kryeministrat e tjerë në Ballkan?Në gjithë vendet e Ballkanit, kryeministrat e vendeve të ndryshme kanë paga dukshëm më të vogla se ai i Kosovës.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë paguhet jo më shumë se 1 mijë e 700 euro në muaj.Më pak se Rama, paguhet homologu i tij maqedonas Zoran Zaev. Ai merr 1 mijë e 300 euro në muaj.Dushan Markoviq, kryeministri malazez paguhet 1 mijë e 130 euro në muaj.

Ndërsa, Ana Brnabiq kryeministrja e Serbisë merr vetëm 1 mijë euro në muaj.

Ndryshe, vetëm pagat e kryeministrit, zv/kryeministrave, ministrave e zv/ministrave i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 1 milionë e 500 mijë euro në vit.Këtu nuk hyjnë pagat e këshilltarëve, asistentëve, mëtditjet dhe privilegjet tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit