-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ramazani sjell “mrekulli” në Mitrovicë: i moshuari serb ushqehet në iftaret e muslimanëve

Më të lexuarat

E rrallë ajo që ka ndodhur së fundi në Mitrovicë, që me gjuhë besimtarësh mund ta klasifikohet dhe si mrekulli e Ramazanit.

Një i moshuar serb nga ky qytet, ka zgjedhur që këtë muaj të ushqehet nga iftaret e muslimanëve, që po shtrohen me qindra, në Mitrovicë e gjetkë nëpër Kosovë.

Ai është një njeri i braktisur tërësisht nga fëmijët dhe pa asnjë lloj përkrahjeje. Por tashmë në Ramazan, pa asnjë lloj droje, si të ishte në shtëpinë e tij, ulet krah besimtarëve që kanë agjëruar, pret të thirret ezani dhe ia mësyn ushqimit.

IMG_9780

Byrhan Vilanci që ka ardhur nga Turqia, është  udhëheqës i një aksionin bamirës gjigand në Mitrovicë, i përqëndruar në shtrimin e iftareve, të sponsorizuara nga komuna e Beshiktasisht, nën kujdesin personal të kreut të kësaj komune,  Murat Hazinedar.

IMG_9767

“E theksoj se këtu ushqehen të gjithë pa dallim; pra kemi shqiptarë, boshnjakë, romë, ashkalië, por kemi edhe një qytetar të moshuar të nacionalitetit serb të cilin fëmijët e kanë braktisur dhe vjen e ha iftar këtu”, ka thënë Vilanci.

“Serbi i moshuar është i mirëpritur si të gjithë të tjerët, që edhe pse është i besimit të krishterë, nuk fillon ngrënien deri sa thirret ezani e të fillojnë dhe të tjerët, dhe për këtë ka respektin e të gjithë neve”, shton ai.

IMG_9775

“Kjo është e bukura e Islamit, pasi në Ramazan çdokush mund të prekë mëshirën dhe mirësinë, edhe nëse nuk është mysliman. Ne i respektojmë të gjithë pa dallim, dhe kemi për detyrë që t’iu vijmë në ndihmë të gjithë atyre që janë në nevojë në këtë muaj të bekuar”, ka thënë Vilanci.

IMG_9759

Çorbë, sallatë, supë e ëmbëlsira ka qenë menuja që të mërkurën kanë shijuar rreth 1000 mitrovicas gjatë një iftari shtruar nga komuna e Beshiktashit të Stambollit në qendër të qytetit kosovar. Madje është bërë me dije se përgjatë gjithë muajit të Ramazanit do të shtrohen 800 iftare për qytetarët mitrovicas në tendën e rregulluar në oborrin e Xhamisë së Zallit.

Prej tyre, 200 iftare do t’u shpërndahen atyre agjëruesve që për shkaqe të ndryshme shëndetësore, nuk mund të dalin nga shtëpitë.

Byrhan Vilanci, ka sqaruar më tej se komuna e Beshiktashit, përveç Mitrovicës po përgatitet dhe shtrimi i 1500 iftareve në Prishtinë, si dhe 700 iftareve në Skënderaj.

IMG_9753

“Allahu iu dhashtë gjithmonë! Jemi shumë të kënaqur me kualitetin e ushqimit dhe për një muaj, unë me 5 anëtarët e familjes sime nuk do të mendojë fare për përgatitje të iftarit”, ka thënë Avni Berisha, i cili të mërkurën në mbrëmje po merrte iftarin për familjen e tij.

“Këtu nuk ushqehen vetë atë që mbajnë ramazanin, por po ju japin të gjithëve pa dallim. Iftari është shumë i mirë dhe ka pastërti të madhe”, ka thënë Berisha.

Ndërsa Byrhan Vilanci, theksoi dhe njëherë faktin aty u shërbehet me iftar të gjithëve, pa dallim feje, race a ngjyre, i pasur apo i varfër”.

Madje sipas tij, në tendat e iftareve përveç skamnorëve vijnë e ushqehen dhe persona në gjendje të mirë ekonomike. “Jo se nuk kanë mundësi apo se përtojnë, porse aty e ndjejnë kënaqësinë e madhe të iftarit, së bashku me të tjetër, në krah të nevojtarëve”, shprehet bamirësi turk. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit