1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

RAMAZANI NË KOHË PANDEMIE

Më të lexuarat

Ajo që vlente për besimtarët e krishterë gjatë festave të paradokohshme në kohë pandemie, tani vlen edhe për myslimanët që presin Muajin e Bekuar të Ramazanit.

Shumë aktivitete gjatë këtij muaji do të jenë të ndaluara. Xhamitë do të jenë të mbyllura kurse lutjet do të bëhen nga shtëpitë.

Koha e Iftarit do të përkojë me orën policore, kurse iftaret e përbashkëta rreptësisht janë të ndaluara për shkak të masave të distancës sociale.

Në vendet me shumicë myslimane, gjatë Ramazanit shumë aktivitete do të pezullohen dhe do të ndalohen.

Arabia Saudite njoftoi se do t`I mbajë në fuqi ndalesat lidhur me lutjet e përbashkëta duke llogaritur edhe Namazin e Teravisë.

“Luteni nëpër shtëpitë Tuaja”

Qeveria e Jordanit gjithashtu do ti përkrah masat gjatë pandemisë.

“Fillon Muaji I Shenjtë I Ramazanit. Namazin E Teravisë duhet ta kryejmë nga shtëpitë. Xhamitë do të jenë të mbyllura”

Në pjesën e vjetër të Jeruzalemit, punëtorët janë duke vendosur dekorimin e Ramazanit. Qytetarët janë të shqetësuar për shkak të situatës së krijuar.

“Këtë vit gjithcka është mbyllur. Xhamia Al – Aksa është mbyllur. Gjithë Xhamitë dhe Kishat janë të mbyllur. Do të thotë situata është shumë e rëndë”

Në Egjipt vijojnë përgatitjet për Ramazanin, kurse shitësit e rrugës të dekorimeve, përgatisin vendet e tyre, përkundër ndalesës së autoriteteve

Trupi më I lartë fetar në Turqi bëri thirrje për distancim social gjatë Ramazanit, për të parandaluar përhapjen e pandemisë, duke shtuar se agjërimi është detyrim fetar që nuk mund të anulohet shkaku I pandemisë.

Edhe Irani ka kufizuar në masë të madhe aktivitetet fetare.

Pakistani do të lejojë lutjet e përbashkëta nëpër Xhami, por besimtarët duhet të kenë distancë prej dy metrash.

Xhamitë në Mbretërinë e Bashkuar do të transmetojnë LIVE leximin e Kuranit dhe Lutjeve përmes internetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit