0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ramazani, muaji i mëshirës për besimtarët

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

Mëshira është mirësi nga ana e All-llahut të Madhërishëm që ia dhuron kujt të dëshirojë. Me të vërtetë All-llahu i mëshiron të mëshirshmit.

All-llahu i Madhërishëm është Mëshirues dhe i Mëshirshëm, i do të mëshirshmit dhe, po ashtu, kërkon prej besimtarëve të Tij të jenë të mëshirshëm dhe durimtarë, por mund të ndodhë që njeriu ta humbasë cilësinë e të qenit i mëshirshëm dhe kjo mund të ndodhë për disa arsye, prej të cilave mund të përmendim;

-Mëkatet e shumta, të cilat vazhdojnë ta godasin zemrën derisa ta bëjnë atë më të vrazhdë dhe më të ngurtë se vetë guri. All-llahu i Madhërishëm thotë, duke na e përshkruar gjendjen e Beni Israilëve: “Pastaj iu ngurtësuan zemrat pas kësaj e ato janë sikurse gurët, e edhe më të ngurta.” Në një ajet tjetër, All-llahu i Madhërishëm na tregon gjendjen e tyre pasi ata e kundërshtuan legjislacionin dhe urdhrat e Tij, e në lidhje me këtë All-llahu i Madhërishëm thotë: “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra, falju dhe hiqju atyre. All-llahu i do ata që bëjnë mire.”

-Prej gjërave që e largojnë mëshirën është shpërdorimi i pasurisë dhe mburrja më të. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pavarur….” Nëse zemrat gdhenden me besim dhe me vepra të mira padyshim që do të jenë të mbushura me mëshirë dhe me butësi.

-Prej gjërave që e pakësojnë apo edhe mund ta largojnë mëshirën është ngopja, pasi nuk i mundëson njeriut të mendojë për të tjerët, andaj dhe ka ardhur muaji i Ramazanit që të thyejë këtë ndjenjë te njeriu e në veçanti tek besimtari dhe t’i mundësojë atij që të ndiejë nevojën e ushqimit dhe kështu të kuptojë gjendjen e të varfërve dhe të solidarizohet me ta.

Andaj shohim se si agjëruesi, pasi ka provuar ndjesinë e urisë dhe të etjes dhe ka provuar ndjesinë e vështirësisë së të jetuarit me stomakun bosh, është prej njerëzve më të mëshirshëm, më të butë, më humanë dhe më solidarë ndaj të tjerëve.

Mëshira është e kërkuar nga çdo njeri karshi tjetrit, nga çdo besimtar karshi besimtarëve dhe nga çdo përgjegjës karshi
asaj që ka nën përkujdesje dhe nën mbikëqyrjen e tij, andaj kërkohet prej tyre të jenë të butë, të mëshirshëm dhe mirësje llës ndaj çdo gjëje që kanë nën përkujdesjen e tyre. Nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “O All-llah, kushdo që merr ndonjë përgjegjësi nga përgjegjësitë e pasuesve të mi dhe e rëndon atë, rëndoja gjen djen e tij, e kushdo që merr ndonjë përgjegjësi nga përgje gjësitë e pasuesve të mi dhe e lehtëson atë, lehtësoja atij.”

Po ashtu, është vërtetuar në një transmetim tjetër nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë se: “Kushdo që merr mbi vete ndonjë përgjegjësi nga pasuesit e mi dhe e vështirëson atë, ua ndërlikon atyre All-llahu dhe i varfëron ata, do t’ia vështirësojë atij, do t’ia ndërlikojë atij dhe do ta varfërojë atë në Ditën e Gjykimit.”

Mëshira është e kërkuar edhe nga ana e dijetarit dhe mësuesit karshi nxënësit të tij, duke u munduar që t’ia lehtë sojë atij të mësuarit, t’ia thjeshtësojë shpjegimin dhe të përdo rë metoda më të mira dhe më të lehta në mënyrë që ta bëjë mësimin sa më të dashur për nxënësit e tij, sepse vetëm kështu do t’u mundësojë atyre të përfitojnë prej fjalëve, mësimeve dhe këshillave të tij si mësimdhënës. Nësë mësimdhënësi e bën këtë me sinqeritet, atëherë do të ketë shpërblimin më të mirë tek All-llahu i Madhërishëm.

Si argument për këtë kemi fjalën e All-llahut të Madhë rishëm që ia drejton Profetit të Tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel lem), duke e lavdëruar për sjelljen e tij, e që, ndër të tjera, thotë: “Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi
mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shka përderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.”

Mëshira është kërkuar edhe prej prijësit fetar ndaj pasuesve të tij, andaj nëse ai udhëheq besimtarët në namaz duhet të jetë i kujdesshëm që të mos ua zgjasë atyre tej mase e, po ashtu, duhet të jetë i kujdesshëm që të ketë mëshirë ndaj tyre dhe të mos ua vështirësojë punët rreth çështjeve fetare, por çdoherë të mundohet të përzgjedhë më të lehtën përderisa ajo nuk është prej mëkateve. Nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “Nëse ndokush prej jush udhëheq besimtarët në namaz, atëherë le t’ua lehtë sojë atyre, sepse në mesin e tyre ka të moshuar, të sëmurë, fëmijë dhe njerëz me nevoja.” Ndërsa në një transmetim tjetër është vërtetuar se Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e kishte qortuar Muadhin (radijall-llahu anhu) pasi ishin ankuar se ai po ua zgjaste namazin, e me këtë rast i kishte thënë: “A je sprovues ti, o Muadh? A je sprovues ti, o Muadh? A je sprovues ti, o Muadh? ”

Është vërtetuar, gjithashtu, se Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), kur i kishte kërkuar Othman Ibn Ebu Asi Thekafiu (radijall-llahu anhu) që ta caktonte si udhëheqës të popullit të tij, i kishte thënë: “Ti je udhëheqës i tyre, por shikoje më të dobëtin e tyre dhe merr për vete një muezin që nuk merr pagë për ezanin e tij.”

Mëshira është kërkuar edhe prej thirrësve karshi atyre që ftojnë në Islam, andaj duhet të kenë kujdes t’ju flasin me butësi, t’ju flasin me mirësi, t’i këshillojnë në formën më të mirë të mundshme dhe assesi të mos përqeshin, të mos nën çmojnë apo të turpërojnë ata që mund të kenë bërë mëkate apo që nuk janë të përkushtuar aq sa duhet ndaj Islamit. Si rast dhe shembull më të mirë për këtë padyshim që kemi fjalën e All llahut të Madhërishëm dhe këshillën e Tij që ia drejton Musait (alejhis-selam) dhe Harunit (alejhis-selam), teksa po i urdhë ronte të shkonin dhe të ftonin në Islam Faraonin. All-llahu i Madhërishëm thotë: “E ju thoni atij fjalë të buta ndoshta ai përkujton apo frikësohet…” Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me fjalë të mira, me urtësi dhe luftoji ata me atë që është më e mira.”

Në lidhje me këtë Imam Shafi’iu thotë:

“Më këshillo mua kur të jemi të vetmuar,

e assesi mos më këshillo kur të jemi të shoqëruar.

Sepse këshilla në prezencë të njerëzve

është poshtërsi që nuk kam për ta dëgjuar.

E nëse mua më kundërshton dhe

mendimin tim nuk e pranon,

atëherë shmangiu këmbënguljes

nëse nuk je prej atyre që dëgjojnë të tjerët.”

Mëshira është kërkuar nga prindërit karshi fëmijëve të tyre. Këtë e kemi shtjelluar edhe më herët kur kemi folur rreth asaj se si duhet të edukohen fëmijët gjatë Ramazanit, por dua të përmend se mëshira dhe mirësjellja e baballarëve dhe e nënave karshi fëmijëve të tyre kanë ndikim shumë të madh në miresjelljen, edukatën, devotshmërinë dhe në shpëtimin e ty re. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se dhuna dhe forca janë prej sjelljeve që hapin derën e degjenerimit dhe të devijimit të fëmijëve.

Nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “Nuk mund të jetë butësia prezente në diçka vetëm se ta zbukurojë atë dhe nuk mund të jetë dhuna prezente në diçka vetëm se ta shëmtojë atë.”

O agjërues, o ti që ke zbrazur stomakun tënd dhe duron urinë, dije se ka me mijëra njerëz të uritur që presin për një kafshatë bukë, andaj a ka prej jush ushqyes?

O agjërues, o ti që ke tharë veshkat e tua nga etja, dije se ka me mijëra njerëz që u janë tharë veshkat dhe presin për një gotë ujë, andaj a ka prej jush kush ua shuan etjen?

O agjërues, o ti që vesh rrobat më të mira, dije se ka me mijëra njerëz që janë të zhveshur, ngase nuk kanë rroba dhe janë në pritje të ndonjë cope pëlhure që t’i mbulojnë trupat e tyre, andaj a ka kush që i mbulon ata trupa?

O All-llah i Madhërishëm, na mëshiro me mëshirën Tënde të gjerë, duke na i falur gabimet, duke na i shlyer të metat dhe duke na mëshiruar për lëshimet tona!

Aid el-Karni

“30 Mësime për agjëruesit”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit