-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Ramadani: Thaçi thoshte se do të jetë gardian, na doli sharlatan (Video)

Më të lexuarat

Analisti dhe profesori universitar, Ramadan Ramadani i ka komentuar 181 dekoratat e presidentit të Kosovës që i shpërndau në Maqedoni për persona që e kanë ndihmuar zhvillimin e shtetit të Kosovës. Në mesin e të dekoruarve ishin edhe Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti. Analistët më herët këtë e vlerësuan si ndikim i Thaçit në kohë zgjedhjesh në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ramadani këtë e quan si agresion pasi dekoratat janë ndarë në ditën e fillimit të fushatës parazgjedhore.

Dekoratat e Hashim Thaçit, analisti Ramadani i krahason me letrën e ATSH-së të Sali Berishës në vitin 1993 dhe me ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Ramadani në mes tjerash thotë ”Shqiptarët e Maqedonisë kishin shpresë se Hashim Thaçi do të ishte një gardian i shqiptarëve të Maqedonisë. Ai nuk është gardian por na doli një sharlatan” tha mes tjerash Ramadani.
Të njejtat dekorata i refuzuan edhe veprimtari Bilall Sherifi nga Maqedonia dhe Shpëtim Pollozhani, kryetar i shoqatës të të burgosurve dhe të persekutuarve politik në Maqedoni

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit