-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ramadani; Jo çdo mjekrrosh është gjyshi yt!

Më të lexuarat

Nuk është aspak e vërtetë se futbollistët tanë shqiptar në shquarjen e vijave të tyre identitare i japin përparësi ose mbitheksim ndonjërës prej tyre. Aq më pak asaj fetare. Kjo pasi matur me rritjen e tyre si modele suksesshmërie mbarëkombëtare dhe admirimin ndaj tyre theksimi i vet tyre për veten është gjeneralisht i paktë dhe aspak nuk ka shkarje në mbitheksimin e ndonjë vije identitare në llogari të tjerave. Ka shumë shembuj për këtë balans të përgjithshëm të tyre por më argument mund të jetë përkatësia e disave prej tyre shqiptarëve të Maqedonisë e që kështu e patheksuar as që dihet mirë ndër shqiptarë, si në rastin e Mustafit, Xhemailit, Kasamit, Mehmedit dhe të tjerë. Njashtu nuk ka ndonjë theksim individual si në rastin e Alban Meha. Paramendoni të kishte qenë ndonjë vip nga politika ose estrada si Albani nip i Tahir Mehës?! S’do duroheshte aq sa do njësonte veten në rëndësi me pasardhës direkt të Skenderbeut ose rilindasve! Njashtu në rastin e fesë ku kjo nuk u theksua gati asnjëherë nga Shkëlzen Gashi ose Arlind Ajeti përkundër se kjo përbën vijë identitare e rëndësishme për ta. Ose matur me çka dhe në çfarë kohe kanë përjetuar si në rastin e Mustafit që është prej futbollistëve të rrallë musliman në gjithë globin që ka përjetuar live tmerrin e terrorit gjatë një sulmi në Paris në miqësoren e Francë-Gjermani! Po të kishte qenë dikush tjetër aty atë natë, tërë kohës do fliste për fenë e vet mandej duke u arsyetuar apo duke e mbrojtur nga dhunuesit e saj. Kështu ka shumë teprim në akuzat ndaj futbollistëve tanë, që si rrallë kush përbëjnë modele unifikuese mbarëkombëtare shqiptare në këto ditë. Të paditurve për rendimin e vijave identitare mjafton tu thuhet shkurt: jo çdo mjekrrosh është gjyshi yt!

Shkruan: Ramadan Ramadani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit