Profesori dhe aktivisti, Ramadan Ramadani, në seancën e sotme të Qeverisë, është emëruar drejtor i Qendrës Kulturore në Stamboll, i cili deri më tani ka qenë u.d. drejtor i të njëjtit institucion.
Pos tij, në këtë seancë për u.d. drejtor të Inspektoratit Shtetëror Komunal është emëruar edhe Elizabeta Jovançeva.
Në seancën e sotme, gjithashtu Qeveria ka vendosur që familjes Zilbehari nga Tetova, e cila humbi 5 anëtarë të saj gjatë djegies së shtëpisë së tyre, t’i ndajë ndihmë financiare prej 5.ooo eurove.